• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tano Caridi i vërtetë nis “grevën e vdekjes” në një burg të Romës: kush është Marcelo Dell’Ultri, mafiozi që gatoi imazhin e Berlusconit
Home
Nderkombetare

Tano Caridi i vërtetë nis “grevën e vdekjes” në një burg të Romës: kush është Marcelo Dell’Ultri, mafiozi që gatoi imazhin e Berlusconit

9 December, 2017 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Marcelo Dell’Ultri, senator i parlamentit italian, krahu i djathtë i Silvio Berlusconit, i dënuar me burg për lidhje me Cosa Nostra-n dhe ndërmjetës mes mafia-s e botës së financës, ka refuzuar ushqimin dhe ilaçet pasi gjykatësit nuk e lanë të dalë nga qelia, edhe pse ai vuan nga zemra e prostata, në bazë të të famshmit nen 41/1 që Giovani Falcone dhe Paolo Borselino lanë amanet përpara se të vriteshin, e që i kalb në burg të gjithë ata që dënohen për mafia.

Marcelo Dell’Ultri, i lindur në Siçili ka punuar gjithë jetën në Milano. Ai ishte kreu i Publitalia-s, motorrit të imazhit të Silvios, i cili arriti të bëhej njeriu më i fuqishëm i Italisë, vetëm në sajë të imazhit.

Ishte Dell’Ultri, gjeniu i reklamave që bëri që “Forza Italia” të fitonte zgjedhjet në 1993, tre muaj pas themelimit.

Siç bën të ditur Corriere della Sera, pas kundërshtimit të gjykatësve për ta liruar nga burgu për shkak të shëndetit dhe për ta shtruar në spital, Marcelo dell Ultri ka vendosur të lërë edhe ushqimin dhe trajtimin mjekësor.Dhe kështu ka nisur grevën e vdekjes në burgun famëkeq të Romës “Rebibia”.

“Meqë duan që unë të vdes le të vdes këtu”, i ka thënë i nervozuar gruas dhe djalit.

Po çka bërë Marcelo Dell’Ultri senatori i Forza Italia-s që është dënuar 7 vjet burg nga gjykata, dënim që i është konfirmuar nga të gjitha shkallët?

Sipas vendimit, Dell’Ultri ka qenë mediatori ndërmjet Cosa Nostra-s dhe botës financiare të Milanos dhe personalisht Silvio Berlusconit.

Ai ka sjellë paratë e mafia-s siçiliane për t’i shpërlarë në qendrën financiare, ku lëviznin si shoqëri anonime e aksionere, duke ndërtuar thuajse gjithë “Milano 2” me paratë e trafikut të heroinës.

Këtë zbuloi Falcone me çeqet e tij të famshme, por edhe Borselino, që dy javë para se të vritej tregoi se si tregëtohej heroina në Milano nëpërmjet njerëzve të financës së lartë dhe më pas pastrohej në lavatriçet e biznesit. Dhe është e çuditshme, menjëherë pas intervistës së famshme për televizionin francez, Borselino u vra. Edhe për këtë rast është i akuzuar Dell’Ultri, por natyrisht nuk u provua dhe gjykata nuk e mori parasysh.

Marcelo Dell’ Ultri ka nisur karrierën në Milano, duke ndryshuar çdo gjashtë muaj kompanitë e ndërtimit që zotëronte. Dhe çuditërisht të gjitha kompanitë falimentonin thuajse menjëherë. Por edhe pse falimentonte, Marcello bënte para duke u ngjitur në piramidën financiare të Milanos. Qysh atëherë policia italiane kishte përgatitur raporte që tregonin se paratë e këtyre kompanive vinin nga trafiqet.

Dell’Ultri është “buka” që ka shërbyer për skenaristin Stefano Rulli për të ndërtuar personazhin shumë të famshëm të Tano Caridit në filmin “Oktapodi”.

Tano, i përjetësuar mjeshtërisht nga Remo Girone ishte gjysëm Silvio Berlisconi dhe gjysëm Marcelo dell’Ultri. Madje më shumë ishte ky i fundit: i lindur në Sicili, i varfër, enigmatik që flet pak.

Por edhe pse në qeli dhe në “shtratin e vdekjes”, Dell’Ultri është një njeri me influencë super të madhe. Para dy javësh, Silvio Berlusconi arriti të fitojë kreun e rajonit të Palermos, aty u mafia ka ndryshuar formë dhe filozofi, por është gjithmonë aty. Normalisht sa të ketë trafiqe dhe para…(tesheshi.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI PER NESER/ Kujdes! Mos u gënjeni nga dielli, por vishuni sa më trashë
Previous article Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit mohon zërat: Nuk do jem ambasador në Maqedoni

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT