• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI TRUMP-PUTIN/ Zyrtari amerikan vizitë në Moskë për marrëdhëniet SHBA-RUSI
Home
Nderkombetare

TAKIMI TRUMP-PUTIN/ Zyrtari amerikan vizitë në Moskë për marrëdhëniet SHBA-RUSI

27 June, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Zyrtarët e Kremlinit thonë se ekziston një marrëveshje që Presidenti rus Vladimir Putin dhe President Donald Trump të takohen në një vend të tretë.

Njoftimi u bë të mërkurën, ndërkohë që këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, ndodhet në Moskë për bisedime me Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë.

Ndihmësi i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, tha se hollësitë lidhur me vendin ku do të mbahet takimi Trump-Putin do të bëhen të njohura të enjten.

Takimi pritet të mbahet pasi Presidenti Trump të marrë pjesë në takimin e NATO-s më 11 dhe 12 korrik dhe pasi të ketë vizituar Britaninë më 13 korrik. Ndër vendet ku thuhet se mund të mbahet takimi, janë Viena dhe Helsinki.

Më parë, presidenti rus Putin i tha zotit Bolton se vizita e tij në Moskë ka shtuar shanset për përmirësimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Zoti Putin tha marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë në “gjendjen më të mirë të mundshme”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se situata jo e mirë e marrëdhënieve mes dy vendeve është temë që do të diskutohet në takim, krahas një sërë çështjesh të tjera ndërkombëtare.

Zoti Bolton tha se shpreson që vizita e tij një ditëshe të përgatisë terrenin për atë që do të jetë takimi i parë i zyrtar mes Presidentëve Trump dhe Putin.

Dy udhëheqësit janë takuar më parë në kuadrin e konferencave ndërkombëtare dhe kanë biseduar disa herë në telefon.

Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës janë tensionuar, për shkak të rolit të Rusisë në konfliktin e Sirisë dhe të dyshimeve për helmimin nga Rusia të një ish-agjenti rus në Britani.

Marrëdhëniet u keqësuan sidomos pas aneksimit nga Rusia të Krimesë dhe ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOJA BEFASUESE/ Si digjet DROGA vlera e së cilës arrin në 180 milionë dollarë
Previous article 1 MILION EURO DROGË/ Jepet DËNIMI për bandën SHQIPTARE. Transportonin me kamion ...

g.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT