• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
1 MILION EURO DROGË/ Jepet DËNIMI për bandën SHQIPTARE. Transportonin me kamion …
Home
Aktualitet
Drejtësi

1 MILION EURO DROGË/ Jepet DËNIMI për bandën SHQIPTARE. Transportonin me kamion …

27 June, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Dy nga të pandehurit e arrestuar në Itali gjatë operacionit të koduar “Cargo” janë dënuar me gjykim të shkurtuar me 7 e 5 vite burgim për trafik ndërkombëtar droge.

Më herët, ishin dënuar me marrëveshje tre të pandehurit e tjerë e çështjes.

Pasditen e kësaj të mërkure, një gjykatë e shkallës së parë në Itali ka dënuar me 7 vite burgim shqiptarin Vital Meçon, 43 vjeç, me banim në komunën Cento dhe pesë vite burgim për marokenin Nour Eddine Benazzi, 43 vjeç.

Meço dhe Benazzi u arrestuan bashkë me spanjollin Joaquin Martinez 37 vjeç, Tonin Bibaj 33 vjeç dhe Alfred Gjoka 36 vjeç, mëngjesin e 23 tetorit 2017, gjatë operacionit policor të koduar “Cargo”, i realizuar nga policia e Ferraras.

Spanjolli dhe dy shqiptarët u dënuan me marrëveshje me 4 vite burgim secili. Gjatë ndalimit të tyre, u sekuestrua një ngarkesë prej 110 kg marijuhanë që sipas policisë, nëse shitej me doza të vogla do të gjeneronte mbi 1 milion euro.

Të gjithë të arrestuarit u akuzuan për trafik ndërkombëtar droge. Sasia e lëndës narkotike u gjet në një kamion që vinte nga Spanja, që e transporte drogën të fshehur mes arkave me fruta.

Policia ishte në dijeni të ngarkesës së drogës që do transportohej në Ferrara. Kur mjeti i ngarkuar me drogë mbërriti në destinacion, në një garazh në Ferrara, efektivët ndërhynë duke arrestuar 5 personat, tashmë të dënuar.

Nën drejtimin e automjetit ishte spanjolli, ndërsa tre shqiptarët prisnin ngarkesën në garazh.

Aksioni u mbyll pas rreth 1 muaj hetimesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI TRUMP-PUTIN/ Zyrtari amerikan vizitë në Moskë për marrëdhëniet SHBA-RUSI
Previous article REAGIMET PËR NGEGOCIATAT/ 'REUTERS' për vendimin: Franca fitoi mbi Gjermaninë

g.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT