• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Takimi Trump-Putin, reagojnë ligjvënësit amerikanë: Një mundësi e humbur për t’i kërkuar me ngulm llogari Rusisë…
Home
Nderkombetare

Takimi Trump-Putin, reagojnë ligjvënësit amerikanë: Një mundësi e humbur për t’i kërkuar me ngulm llogari Rusisë…

17 July, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Një numër figurash politike në Shtetet e Bashkuara reaguan pas komenteve të Presidentit Donald Trump në Helsinki, i cili nuk mbajti anën e agjencive amerikane të zbulimit, që kanë arritur në përfundimin se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Në konferencën e përbashkët të shtypit me udhëheqësin rus Vladimir Putin pas samitit të tyre, Presidenti amerikan tha se udhëheqësi rus e kishte “mohuar me forcë” ndërhyrjen e Moskës. Ai e quajti “një fatkeqësi për vendin tonë” hetimin 14 mujor të prokurorit të posaçëm Robert Mueller mbi lidhjet e mundshme të fushatës së zotit Trump me rusët.

Komentet e Presidentit Trump shkaktuan reagime të menjëhershme në Shtetet e Bashkuara.

Senatori republikan Lindsey Graham, në përgjithësi një përkrahës i Presidentit Trump, tha në Twitter: “Një mundësi e humbur nga Presidenti Trump për t’i kërkuar me ngulm llogari Rusisë për ndërhyrjen në vitin 2016, dhe për t’i bërë një paralajmërim të fortë atij kundër ndërhyrjes në zgjedhjet e ardhshme. Përgjigja e Presidentit Trump do të shihet nga Rusia si një shenjë e dobësisë dhe do të krijojë më shumë probleme.”

Një tjetër senator i njohur republikan, John McCain, tha: “Konferenca e sotme e shtypit në Helsinki ishte një nga paraqitjet më të turpshme të një presidenti amerikan. Është e vështirë të matet dëmi i shkaktuar nga naiviteti i Presidentit Trump, egoizmi, ekuivalenca e rreme dhe simpatia për autokratët.”

Paul Ryan, republikan i lartë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, tha: “Nuk ka dyshim se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet tona dhe vazhdon përpjekjet për të minuar demokracinë këtu dhe në mbarë botën”. Ai shtoi se “Nuk ka ekuivalencë morale mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, e cila mbetet armiqësore ndaj vlerave dhe idealeve tona më themelore”.

Edhe ligjvënësit demokratë shprehën zemërimin e tyre ndaj komenteve të Presidentit Trump. Senatori Mark Warner nga Virxhinia, anëtar i Komisionit të Senatit për Zbulimin, që ka rënë dakord me vlerësimin e agjencive amerikane të zbulimit se Rusia ndërhyri në zgjedhjet të vitit 2016 dhe u përpoq të ndihmonte zotin Trump kundër rivales së tij demokrate Hillary Clinton, tha: “Është e turpshme që Presidenti mori anën e Putin-it për zyrtarët e tij të zbulimit dhe fajësoi Shtetet e Bashkuara për sulmin e Rusisë mbi demokracinë tonë”.

Udhëheqësi i demokratëve në Senatin amerikan, Chuck Schumer tha se zoti Trump i fajësoi të gjithë me përjashtim të fajtorit. Ai tha gjithashtu se Presidenti amerikan “i zuri besë fjalës së KGB-së dhe jo të CIA-s.”

Edhe senatorët e tjerë demokratë Elizabeth Warren, Tim Kaine dhe Bill Nelson kritikuan ashpër komentet e Presidentit Trump në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rita Ora nominohet në dy kategori në "VMA", kërkon ndihmën e publikut: Votoni për... (FOTO)
Previous article RREZIKU QË VJEN ÇDO DITË/ 70 biznesmenë shqiptarë u grabitën nga hakerat

F.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT