• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RREZIKU QË  VJEN ÇDO DITË/ 70 biznesmenë shqiptarë u grabitën nga hakerat
Home
Aktualitet
Kronikë

RREZIKU QË VJEN ÇDO DITË/ 70 biznesmenë shqiptarë u grabitën nga hakerat

17 July, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Hakerat po shndërrohen në një rrezik serioz për llogaritë online të biznesit e qytetarëve në vend. Shefi i seksionit për krimet kompjuterike të Tiranës thotë se transfertat e këtyre parave bëhen deri në Afrikë. Pre e grabitjeve online kanë rënë edhe qytetarë që marrin pagat në banka të nivelit të dytë.
Rreth 70 biznesmenë nga kryeqyteti janë mashtruar online gjatë 6 muajve të parë të 2018-s.

Ky shqetësim evidentohet nga shefi i Seksionit për krimet kompjuterike në drejtorinë e Policisë së Tiranës, Artan Dashi. Në një intervistë për ABC News, Dashi tregon rrugën që zgjedhin hakerat për të ndërhyrë në të dhënat e email-it të kompanisë që është me qendër në Shqipëri.

“Në momenti që biznesmeni do të blejë bazë materiale në një firmë mëmë qoftë në Itali, Greqi apo Gjermani dërgohet proforma. Atëherë ndërhyjnë hakerat me programet e tyre, të cilët bëjnë transferimet e email-it të mëmës dhe nuk i vijnë biznesit shqiptar këto email-e. Te proforma hakeri ndryshon vetëm të dhënat e llogarisë. Tashmë ato nuk janë më në Itali, Greqi apo gjermani, por në Poloni”, tha shefi i seksionit për krimet kompjuterike, Artan Dashi.

Artan Dashi pohon se, paratë pasi janë hakeruar transferohen fillimisht në bankat angleze e pas transferohen në Afrikë.

“Sistemi bankar në Angli ka dhe veprime online që jo domosdoshërisht personi duhet të jetë vetë ai që duhet të hapë llogarinë apo të shkojë në bankë. Ai çon letrën e hapjes së llogarisë online dhe vetë nis po online për tranferimin. Dhe i ndan në disa nënllogari e i çon në banka në shtete të tjera, sidomos bëhet transferimi i tyre në banka të Afrikës”, u shpreh shefi i seksionit për krimet kompjuterike.

Përveç biznesmenëve pre e hakerimit të shpeshtë janë edhe qytetarët që marrin rrogat e tyre në bankat e nivelit të dytë.

“Nëse një person rri dy tre minuta në ATM dhe shikoni që vendos sende të huaja të kontaktojë me ne. Shumica e këtyre shtetasve janë të huaj, bullgarë apo rusë”, tha Dashi.

Dëmi nga mashtrimet kompjuterike nga Janari deri në fillim të Korrikut 2018 ka qenë afërsisht 600 mijë euro. Ndërsa për vitin 2017 shifra ka që 1.4 milionë euro

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Takimi Trump-Putin, reagojnë ligjvënësit amerikanë: Një mundësi e humbur për t’i kërkuar me ngulm llogari Rusisë...
Previous article Horoskopi, e martë 17 korrik 2018/ Intuita juaj e mirë do ju lejojë që të kapërceni çdo...

F.autor

Postime të ngjashme

KUSH ËSHTË / “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë Aktualitet

KUSH ËSHTË / “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

VRASJA E VAJDIN LAMES DHE KLODIAN SALIUT/ SPAK kërkon 158 vite burg: 25 për Shullazin, Lul Berishën dhe 4 të tjerë Aktualitet

VRASJA E VAJDIN LAMES DHE KLODIAN SALIUT/ SPAK kërkon 158 vite burg: 25 për Shullazin, Lul Berishën dhe 4 të tjerë

“MË JEP LEKËT”/ I vuri armën në kokë punonjësit! Momenti kur Robert Duka grabit bankën në Tiranë. Gjatë arrestimit… Aktualitet

“MË JEP LEKËT”/ I vuri armën në kokë punonjësit! Momenti kur Robert Duka grabit bankën në Tiranë. Gjatë arrestimit…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT