• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI RAMA-META/ Presidenti: Ndiq shembullin e Tsipras në Greqi, ministrin e Jashtëm bëje vetë
Home
Politikë

TAKIMI RAMA-META/ Presidenti: Ndiq shembullin e Tsipras në Greqi, ministrin e Jashtëm bëje vetë

11 January, 2019 F.autor Politikë

Vendimi i Presidentit, Ilir Meta, për të refuzuar dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, ka ardhur pas takimit që kreu i shtetit zhvilloi një ditë më parë me Kryeministrin Edi Rama.

Bënet e ditur se vendimin për të refuzuar Gent Cakajn, Presidenti ia ka komunikuar kryeministrit gjatë një takimi kokë më kokë, që kanë zhvilluar dje pasdite në Presidencë.

Takimi ka zgjatur rreth 20 minuta dhe mësohet se Meta i ka njoftuar Ramës arsyet pse nuk do ta dekretonte Gent Cakajn.

Burime bëjnë të ditur se gjatë takimit, Meta i ka sugjeruar Edi Ramës që të ndjekë shembullin e Kryeministrit Aleksis Tsipras dhe të jetë ai që të marrë përsipër edhe funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme.

Po ashtu mësohet se një tjetër opsion që Meta i ka sugjeruar Kryeministrit ka qenë dhe që Gent Cakajn ta propozojë si ministër të Kulturës, në vend të Eva Margaritit.

Këtë fakt e ka konfirmuar sot dhe shefi i kabinetit të Presidentit, Arben Cici.

“Gjatë bisedës që Presidenti Meta ka bërë me Kryeministrin Rama ditën e premte për të qartësuar pozicionin e tij në raport me zotin Cakaj, Presidenti i Republikës i ka propozuar Kryeministrit, që meqenëse zoti Cakaj pretendohet se është kaq i shkolluar dhe lexuar, mund ta vendosni Ministër të Kulturës apo çdo lloj ministri tjetër.

Por në këto kushte që ndodhemi ne nuk kemi luksin të bëjmë eksperimente as edhe një çast për të vendosur një njeri si zoti Cakaj në pozicionin e Ministrit të Punëve të Jashtme përballë atyre sfidave që kemi ne dhe në mungesën e theksuar të përvojës së spikatur në marrëdhëniet ndërkombëtare, në politikën e jashtme, në njohjen e thellë të administratës së Republikës së Shqipërisë dhe të tjera që janë qartësuar në argumentet që Presidenti i ka bërë publike në letrën refuzuese të propozimit të Kryeministrit Rama”, – deklaroi shefi i kabinetit, Arben Cici.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HARROJENI ROZËN BJONDE/ Moderatoja ndryshon look dhe duket SUPER e bukur (FOTO)
Previous article COPA DEL REY/ Pa Messi dhe Suarez, Barcelona e pëson nga Levante

F.autor

Postime të ngjashme

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së Politikë

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT