• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI NË URËN VAJGURORE/ Rama: Ne do zgjedhim rrugën e punës, JO të baltës
Home
Politikë

TAKIMI NË URËN VAJGURORE/ Rama: Ne do zgjedhim rrugën e punës, JO të baltës

7 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kreu i Qeverisë, Edi Rama në vijim të fushatës elektorale të Partisë Socialiste është ndalur në Urën Vajgurore. Në fjalën e tij kryeministri nuk kurseu akuzat ndaj kundërshtarëve politikë ndërsa u shpreh se po marrin zvarrë demokracinë.

“Shumë faleminderit për mikëpritjen, mbështetjen. Në të gjithë këto takime në bashkitë ku kemi marrë besimin e njerëzve katër vjet më parë, e kemi të lehtë besoj për të arsyetur se ne po kërkojmë sërish mbëhstetje. Nuk ma ha mendja që këtu është e vështirë për këdo nga ju të kthejë kokën pas të kujtojë urën vajgurore vetëm katër vjet më parë. Nuk është e vështirë për ju që numërojë hapat që kemi bërë në gjithë këto vite. Kemi bërë një progres që nuk ishte bërë në të gjitha vitet e marrë së bashku. Ja ku jemi në këtë mjedis, i cili nëse do shikohej në fotografi katër vite më parë do ishte thjesht një ëndërr. Kryetarja e bashkisë ka meritën kryesore dhe meriton mbështetjen tuaj. Në këto zgjedhje, çështja nuk është se kush do jetë kryetari apo kryetarja në 61 bashkitë e vendit. Çështja është si ne do e ndajmë të tashmen nga e shkuara. Të zgjedhim mes rrugës së ideve, baltës dhe konfliktit në çdo ballafaqim. Si do zgjedhim mes të ardhmes së fëmijës dhe llogarive të pushtetit të atyre. Përmes dhunimit të demokracisë kërkojnë të marrin zvarrë demokracinë dhe të varrosin sistemin në drejtësi. Ata kanë frikë nga zgjedhjet dhe kërkojnë të gjykojnë për çfarë kërkojnë.

Ata kanë frikë të ballafaqohen prandaj përbetohen se nuk do lejojnë popullin të zgjedhë. Ata nuk vendosin asgjë tjetër për ne dhe Shqipërinë që duam. Ju besoj e dëgjoni edhe nëpër ekrane, edhe për kafene zërin e disave që thonë pa të keq si mund të bëhen zgjedhje pa opozitën. I bie që të bëhemi prap një vend me një parti. Nëse opozita kryesore sot mungon në zgjedhje dhe kjo si rezultat i pengesës nga ana jone zgjedhjet do ishin anti-demokratike. Opozita ka vendosur kapitullimin para zgjedhjeve dhe zgjedhjet nuk janë aspak demokratike.

Imagjinoni se çfarë çorapi bëhet i gjithë procesi i bashkëjetësës sonë politike. Duke i hapur rrugë politikës më të ulët, djegies së mandateve, marrjes së molotove dhe përmbysjes së atyre që populli i ka zgjedhur. Imagjino t’ju thoshim ma jepni besimin katër viteve të tjera, do bëjmë këtë atë. Do kishim momentin më të madh të talljeve të partive me njëri tjetrin, kshu nuk do ishim më demokraci por në tiraninë e partive me njëri tjetrin. Ne kemi marrë mbështjen e njerëzve e shumicës shqiptare pikërisht se e kemi merituar me punën që kemi bërë, po ashtu me raportin që kemi ndërtuar me shumicën shqiptare. Ne jemi shumë,ata janë shumë pak dhe do jenë edhe shumë pak.Përveçse janë pak janë edhe të paaftë dhe dembele për të drejtuar.”-tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK BESONI TEK DASHURIA? Lexoni letrën që do ju ndryshojë jetën
Previous article MË NË FUND/ Pas protestave NUDO, "Facebook" merr vendimin e rëndësishëm

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027 Politikë

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT