• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI NË UASHINGTON/ Mediet kosovare: Hap drejt marrëveshjes përfundimtare e paqësore mes dy vendeve
Home
Rajon

TAKIMI NË UASHINGTON/ Mediet kosovare: Hap drejt marrëveshjes përfundimtare e paqësore mes dy vendeve

24 August, 2020 s.autor Rajon

Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili është paralajmëruar të mbahet më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, pritet të jetë një hap drejt një marrëveshjeje paqësore ndërmjet dy vendeve, por ende mbetet e paqartë se për çfarë konkretisht do të bisedohet në këtë takim, thonë njohësit e zhvillimeve politike, Agon Maliqi dhe Artan Muhaxhiri.

Ftesën, liderëve të Kosovë dhe Serbisë për takim në Uashington ua ka bërë Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brein. Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, John Ullyot, ka thënë që Shtetet e Bashkuara mirëpresin bisedimet ndërmjet liderëve të Kosovës dhe të Serbisë, duke i cilësuar si “të rëndësishme”.

“Ne besojmë në përparim në çështjet ekonomike, përfshirë krijimin e vendeve të punës dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, si hap i parë drejt përparimin në procesin e paqes”, ka thënë Ullyot në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Mungesë transparence për takimin në Uashinton
Analisti i çështjeve politike Agon Maliqi thotë për Radion Evropa e Lirë se deklaratat e deritashme të zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, kanë krijuar përshtypjen që të dyja palët janë konfuze lidhur me atë se cilat janë çështjet konkrete për të cilat pritet të ketë ndonjë marrëveshje.

Sipas tij, situata lidhur me atë se çfarë do të bisedohet në Uashinton është shumë e paqartë dhe mbase, siç shprehet ai, mungesa e transparencës është e qëllimshme, në mënyrë që të parandalohet rrjedhja e informatave. Por, siç thotë ai, deklarata e zëdhënësit të Këshillit për Siguri Kombëtare, John Ullyot, lë për të kuptuar që në takimin e 4 shtatorit në Uashington mund të ketë marrëveshje konkrete lidhur me shtysat dhe projektet ekonomike. Por, Maliqi nuk përjashton mundësinë që një pjesë e marrëveshjes të përfshijë edhe zotimet politike nga palët, ndonëse mbetet e paqartë nëse palët janë të përgatitura mirë për takimin e Uashingtonit.

“Kjo është e vështirë për tu gjykuar për shkak të mungesës së transparencës. Por, duke marrë parasysh shpejtësinë e kohës me të cilën u thirr takimi, është pak e vështirë për ta kuptuar që për këtë periudhë kohore mund të prodhohet diçka shumë përmbajtësore, përveç nëse është e kufizuar në çështjet ekonomike ose nëse bëhet fjalë për materiale të përgatitura më herët dhe për të cilat ne nuk kemi informacion. Por, përgjithësisht, duket e nxituar dhe e mjegullt aq sa mund të parashikohen shumë skenare. Madje njerëzit që përgjithësisht janë të informuar për procesin, nuk dinë se çfarë të mendojnë për të”, tha Maliqi.

Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson që përgjithësisht mungon trenasparenca lidhur me atë se çfarë do të bisedohet në takimin e 4 shtatorit në Uashington. Sipas tij, etapa finale e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë vetëm për çështje ekonomike, sepse për më shumë, kontesti ndërmjet dy vendeve është çështje politike dhe historike, si dhe me ndikim të madh në gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë e rajonit. Siç thotë ai, insistimi amerikan se do të bisedohet vetëm për çështjet ekonomike, mund të jetë vetëm si një lloj asyetimi dhe një lloj tendence për t’i zbutur pozicionet e palëve, të Kosovës dhe të Serbisë, të cilat janë krejtësisht të kundërta në kontekstin e arritjes së një zgjidhjeje paqësore .

“Është evidente që të dyja palët do të duhet që të pranojnë kushtezime reciproke dhe të bëjnë edhe kompromise të konsiderueshme, nëse dëshirojnë që të arrijnë pajtimin. Përmendja e vazhdueshme e çështjeve ekonomike bëhet me qëllim që edhe opinionet respektive të kenë një lloj pritshmërie për përmirësimin e mirëqenies së tyre në raport me ato kompromise, të cilat do të duhet të bëhen”, theksoi Muhaxhiri.

Prania e Trumpit në takim, mundësi reale
Takimi ndërmjet liderëve të Kosovë dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, fillimisht ishte planifikuar të mbahej më 2 shtator. Por, ai është shtyrë për dy ditë më vonë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 22 gusht ka deklaruar që në këtë takim “ekziston mundësia që të paraqitet presidenti i SHBA-së Donald Trump”, në rast se palët meren vesh për diçka.

Analisti Maliqi vlerëson që është krejtësisht reale të pritet prania e presidentit Trump në takimin e liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Sipas tij, ekzistojnë përpjekja e administratës së presidentit Trump që në kohën e fushatës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, t’i proklamojnë disa sukese të tij në politikën e jashtme. Ndërmjetësimi i një marrëveshjeje paqeje , sipas Maliqit, përputhet me narracionin, të cilin presidenti Trump dëshiron ta paraqesë në fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale.

“Mirëpo, besoj që kjo do të varet edhe nga ajo se për çfarë po pajtohen palët dhe ndoshta prezenca e tij (presidentit Trump), në njëfarë forme po përdoret prej administratës, si një lloj shtyse ose nxitësi për palët që të arrijnë një lloj marrëveshjeje, qoftë edhe diçka që, thjeshtë, mund të duket mirë në opinion publik dhe jo detyrimisht diçka që ndoshta është edhe përmbajtësore. Kjo, megjithatë, të paktën pë mua, mbetet e mbuluar me mister shumë të madh, kështu që nuk do të përjashtoja edhe ndonjë marrëveshje përmbajtësore”, u shpreh Maliqi.

Edhe analisti Muhaxhiri e sheh si reale mundësinë që presidenti Trump të jetë pjesë e takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, janë dy arsye për një mundësi të tillë. Siç thotë ai, prania e Trumpit do t’i jepte peshë shumë më të madhe procesit të dialogut, si dhe prezencës dhe ndikimit amerikan në të. Gjithashtu, siç vlerëson ai, kjo do të ishte e dobishme edhe për presidentin Trump në periudhën përfundimtare të fushatës zgjedhore për president të SHBA-së.

“Tani janë muajt e fundit ku presidenti Trump mund të arrijë një sukses në politikën e jashtme, në Ballkan dhe atij do t’i konvenonte që të kishte një ecuri pozitive. Mirëpo, është absolutisht e qartë që nuk mund të presim një marrëveshje finale nga ky takim. Nuk mund të presim ndonjë zgjidhje përfundimtare të kësaj çështje, sepse nuk ka parakushte reale për një gjë të tillë. Mirëpo, mund të ketë një avancim drejt një progresi përfundimtar”, tha Muhaxhiri.

Analisti Maliqi thotë se lidhur me takimin në Uashinton, është mjaft indikative heshtja e Bashkimit Evropian dhe njëkohësisht edhe disa përpjekje për koordinim nga ana e palës së Kosovës me disa kryeqytete evropiane. Kjo sipas tij, krijon përshtypjen se mund të ketë një koordimin të palës së Kosovës me vendet e rëndësishme evropiane për takimin në Uashington.

Lidhur me përgatitjen e palës së Kosovës për takimin në Uashinton, ditë më parë ka shfaqur shetësimin ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila është partnere në koalicionin qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, nga radhët e së cilës vjen kryeministri Avdullah Hoti, si dhe me Nismën Socialdemokrate. Ai ka deklaruar që “në takimin e 2 shtatorit në Uashington, Kosova duhet të shkojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë”.

Kryeministri Hoti ka ftuar, për ditën e hënë, një takim me liderët e partive të koalicionit qeverisës, në të cilin, ndër të tjera, siç është thënë, do t’i informojë ata për zhvillimet në procesin e dialogut, si dhe për pritjet nga takimi në Uashinton./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA BORONICA TE VAJI I ULLIRIT/ Këto janë gjashtë ushqimet më të mira për trurin në çdo moshë
Previous article DITË E MBUSHUR ME LUMTURI PËR ÇIFTET/ Beqarët do joshin pafund...horoskopi për sot

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc Breaking News

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT