• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA BORONICA TE VAJI I ULLIRIT/ Këto janë gjashtë ushqimet më të mira për trurin në çdo moshë
Home
Shëndet

NGA BORONICA TE VAJI I ULLIRIT/ Këto janë gjashtë ushqimet më të mira për trurin në çdo moshë

24 August, 2020 s.autor Shëndet

Ushqimi ka një ndikim të fortë në tru, veçanërisht me kalimin e moshës.

Njerëzit mendojnë se truri është një sistem i ndarë nga pjesa tjetër e trupit, por studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, theksojnë se performanca e trurit është e varur ndjeshëm nga ushqimet.

Disa ushqime kanë aftësinë të përmirësojnë mprehtësinë e mendjes dhe parandalojnë sëmundje të ndryshme neurologjike.

Në këtë artikull të agroWeb.org, do të mësoni më shumë për 6 ushqimet më të mira për trurin në çdo moshë.

Rukola
Studimet konfirmojnë se njerëzit që hanë një ose dy racione me të gjelbra në ditë kanë aftësitë mendore të dikujt 11 vjet më të ri se ata që nuk konsumojnë barishte dhe perime të gjelbra.

Rukola është një nga barishtet më të mira për trurin.

Përbërësit e saj zgjerojnë enët e gjakut dhe përmirësojnë furnizimin e trurit me oksigjen.

Boronicat
Ky frut pylli është një nga ushqimet më të mira për trurin.

Konsumi i boronicave ul rrezikun e Alzheimerit me 53 përqind.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, të gjitha frutat e pyllit janë të mira për shëndetin, por boronicat janë më të pasura me flavonoidë.

Flavonoidët janë antioksidantë që e mbrojnë trurin nga stresi oksidues.

Për më tepër ato forcojnë mjetet e komunikimit të qelizave të trurit.

E Verdha E Vezës
E verdha e vezës përmban vitamina të kompleksit B që përmirësojnë shëndetin e trurit.

Këto vitamina forcojnë kujtesën dhe ndihmojnë qelizat e trurit të komunikojnë në mënyrë më efikase.

Vaji i Ullirit
Shkencëtarët konfirmojnë se konsumi i vajit të ullirit ekstra të virgjër mbron aftësitë kujtuese të trurit.

Sipas informacionev e të AgroWeb.org, të gjitha i atribuohet një antioksidanti të veçantë të quajtur Oleocanthal që gjendet tek vaji i ullirit.

Salmoni
Ky peshk është i pasur me acidet yndyrore omega-3 që janë thelbësore për shëndetin e trurit.

Këto acide yndyrore pakësojnë inflamacionin dhe stresin oksidues në tru.

Ato gjithashtu kufizojnë tkurrjen e trurit si pasojë e moshës.

Arrat
Arrat përmbajnë acid alfa linoleik, një acid yndyror me bazë bimore.

Ekspertët thonë se njerëzit që konsumojnë rregullisht arra janë më inteligjentë dhe më të mprehtë./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ME DY AA TË GDHENDURA TE KËMBËT"/ Olta Gixhari zbulon detajin e veçantë të djalit (FOTO)
Previous article TAKIMI NË UASHINGTON/ Mediet kosovare: Hap drejt marrëveshjes përfundimtare e paqësore mes dy vendeve

s.autor

Postime të ngjashme

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur Shëndet

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT