Një e moshuar nga Vlora nuk është përmbajtur nga emocionet ndaj ish-kryeministri Sali Berisha. Gjatë “Foltores” në Vlorë, ajo i kërkoi Berishës që të bashkonte Partinë Demokratike dhe kryedemokratin Lulzim Basha ta dërgonte në Holandë.
“Flasin për fëmijtë tuaj se janë pasuruar! Këtu janë pasuruar të gjithë fshatrët janë bërë me gradaçela…jo më! Kur ke ardhur për herë të parë, të kam outhur dhe të përqafuar. Burri tha se mirë ka bërë se ai është babai i kombit. Harruan pronat tona, ne tani do i marrim në Babaicë. Vëri një zot partisë dhe Bashën çoje nga erdhi që të ujisë lulet e Holandës.
Basha të shkojë atje ku e ka vendin po do që të bashkohemi. Bashkitë ia lamë Ramës. Prandaj të lutem shumë, bashkoje PD-në,”-u shpreh e moshuara gjatë fjalës së saj.


