• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI I NË MINISTERIALIN DIGJITAL TË BALLKANIT PERËNDIMOR/ Rama: Shoqëria digjitale, sfida më e madhe e shekullit! Nënshkruajmë dy memorandume
Home
Politikë

TAKIMI I NË MINISTERIALIN DIGJITAL TË BALLKANIT PERËNDIMOR/ Rama: Shoqëria digjitale, sfida më e madhe e shekullit! Nënshkruajmë dy memorandume

2 November, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama mirëpriti sot Ministerialin Digjital të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Tiranë si eventi përmbyllës i Samitit të tretë Digjital, ndërsa realizohet në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare tha se në këtë ministerial do të nënshkruhen dy memorandume, që ndihmojnë në ndërlidhjen e mëtejshme të rajonit.

Mes të tjerash, kryeministri theksoi se “Shoqëria digjitale është sfida më e madhe e këtij shekulli, e po kështu është edhe instrumenti më i jashtëzakonshëm për të ngritur një mjedis, ku njerëzit të mund të jetojnë një hapësirë të ndryshme të lirisë, barazisë, përgjegjësisë”.

“Në këtë vit, i cili është shënjuar nga rregulla të pakëndshme, por të nevojshme, rregulla të reja të imponuara nga pandemia. Do të doja të theksoja se fakti që jemi në gjendje ta zhvillojmë në këtë format samitin është një shembull i asaj se sa shumë kemi ecur përpara në fushën e digjitalizimit. Jo shumë vjet më parë ky ndërveprim do të kishte qenë i pamundur. Gjatë këtyre kohëve, e po kështu gjatë këtyre ditëve, është bërë mjaft e qartë se ky samit digjital nuk është thjesht një samit si gjithë të tjerët apo thjesht një eveniment në kalendarin tonë, por është pjesë e një procesi të vazhdueshëm të pandalshëm, që përqendrohet te lidhja mes qytetarëve tanë e midis vendeve tona.

Tani që flasim jam i sigurt që jetojmë në një moment përcaktues për të ardhmen tonë, në shumë aspekte, por sigurisht jemi këtu për aspektin digjital, e nuk ka dyshim që digjitalja është absolutisht njëri prej aspekteve kyçe të rrugës sonë për të ecur përpara. Programi digjital karakterizohet nga përmasa që lidhen mjaft me talentin, imagjinatën, nismat e inovacionin, duke përfshirë një spektër të gjerë qytetarësh, pavarësisht nga profesionet. Shoqëria digjitale është sfida më e madhe e këtij shekulli, e po kështu është edhe instrumenti më i jashtëzakonshëm për të ngritur një mjedis, ku njerëzit të mund të jetojnë një hapësirë të ndryshme të lirisë, barazisë, përgjegjësisë. Nga ana tjetër, është edhe aspekti i shoqërisë, që përballet me kërcënimet e shumta të panjohura të këtij përparimi. I jam mirënjohës qeverisë gjermane, që ishte e gatshme të ndihmonte këtë samit, qoftë në fazën përgatitore, e po kështu gjatë seancave të punës. Më është thënë që ka shumë gjëra që do vijnë si rezultat i angazhimit të ndërmarrë me këtë rast, sidomos dy memorandumet e mirëkuptimit që do të nënshkruhen, njëri për transmetimin digjital mes rajonit dhe tjetri për ndërlidhjet e rajonit”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK ËSHTË E LEHTË"/ Rama: Shqipëria është vlerësuar për qeverisjen elektronike, por është vetëm fillimi. Nuk e imagjinoj dot nëse pandemia…
Previous article RIHAPET PAS 10 VITESH UNIVERSITETI I FORCAVE TË ARMATOSURA/ Xhaçka: Armatimet e pajisjet janë pesë me hiç nëse nuk investojmë tek njerëzit

Delo.autor

Postime të ngjashme

FLET NGA NEW YORK/ Rama: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të! S’duhej lejuar që ajo farsë të fillonte Breaking News

FLET NGA NEW YORK/ Rama: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të! S’duhej lejuar që ajo farsë të fillonte

ARRESTIMI I VLORA HYSENIT/ Presidenti Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme Aktualitet

ARRESTIMI I VLORA HYSENIT/ Presidenti Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj? Aktualitet

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT