• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME PRESIDENTIN E PE/ Spiropali në Bruksel: Stad i ri bashkëpunimi me Parlamentin Europian
Home
Politikë

TAKIM ME PRESIDENTIN E PE/ Spiropali në Bruksel: Stad i ri bashkëpunimi me Parlamentin Europian

6 November, 2024 s.autor Politikë

Me ftesë të Presidentes së Parlamentit Europian, znj. Roberta Metsola, Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë në Parlamentin Europian, në Bruksel, gjatë së cilës u takua me Presidenten Metsola. Gjatë kësaj vizite, znj. Spiropali, shoqërohet nga Bashkë-Kryetari i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asoocimit Shqipëri-Parlamenti Europian dhe Zëvendëskryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, z. Toni Gogu, Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, znj. Klotilda Bushka, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, z. Eduard Shalsi, dhe Ambasadori i Shqipërisë në Bashkimin Europian, z. Ferit Hoxha.

Gjatë takimit me Presidenten Roberta Metsola, Kryetarja Spiropali shprehu urimet për rizgjedhjen në termin e dytë si Presidente dhe besimin se, gjatë këtij termi, bashkëpunimi mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian do të fuqizohet dhe do të kontribuojë në përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.Znj. Spiropali vlerësoi qasjen shumë pozitive të PE dhe Presidentes Metsola për Ballkanin Perëndimor, e konkretizuar në vendimin e Byrosë së PE të korrikut 2024, për një prani të PE në rajon dhe i paraqiti Presidentes kërkesën që vendndodhja e kësaj prezence të jetë në Tiranë.

Shqipëria është jo vetëm vendi avangardë, më i vendosur, me mbështetjen më të madhe popullore, por edhe me shpejtësinë më të madhe drejt anëtarësimit në BE, ndër të gjitha vendet e rajonit. Tirana po shndërrohet në një qendër europiane të rajonit.

Ne e kemi të qartë se anëtarësimi në BE është një proces i bazuar në meritën dhe punojmë çdo ditë për ta merituar këtë.
Vokacioni europian dhe perëndimor i Shqipërisë është tashmë një realitet i njohur e pranuar botërisht.

Mbajtja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare në 15 tetor dhe çelja e negociatave për grup-kapitujt e parë “Themelorët”, ishte një konfirmim i qëndrueshmërisë së arritjeve, por edhe i vullnetit për avancimin me grup-kapitujt e tjerë.

Plani i Rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë, për zhvillimin dhe fuqizimin e ekonomisë, integrimin në ekonominë dhe tregun europian dhe rritjen e mirëqenies.

Kuvendi është maksimalisht i angazhuar në lidershipin e procesit të anëtarësimit, përafrimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së, kontrollin e monitorimin e zbatimit të reformave demokratizuese dhe integruese, mirëqeverisjes, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, pavarësisë së
pushtetit gjyqësor, pandëshkueshmërisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Kuvendi po punon gjithashtu për hartimin e Planit të Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit të Progresit 2024 për Shqipërinë.

Europa në Shqipëri dhe për shqiptarët është më shumë se një flamur që pret një yll më tepër në Bruksel. Është identiteti ynë, rrënjët tona, ëndrra jonë, destinacioni ynë.

Anëtarësimi në BE, si një objektiv strategjik kombëtar, është një proces gjithëpërfshirës dhe Kuvendi po bashkëpunon në këtë proces me qytetarët, publikun, shoqërinë civile, grupet e interesit dhe median.

Duke nënvizuar se këtij qëllimi do t’i shërbejë edhe zgjerimi i bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Parlamentit Europian, Kryetarja Spiropali i propozoi Presidentes Metsola disa mekanizma konkretë të këtj bashkëpunimi si platforma të përbashkëta dialogu, komunikimi, programe për zhvillim kapacitetesh, për rritjen e transparencës dhe efektivitetit të veprimtarisë parlamentare etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANËTAR I "BANDËS SË BABAGJYSHËVE"/ GJKKO: Fatmir Pjetri nuk del nga '41 Bis'
Previous article PLAGOSJA NË KORÇË/ Flet motra e Marjana Plakës: I doli para, e shtriu në tokë dhe...

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT