• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME AMBASADORIN E RI BRITANIK/ Nikolla: Me opozitën pjesë aktive e Kuvendit, reformat do të avancojnë
Home
Politikë

TAKIM ME AMBASADORIN E RI BRITANIK/ Nikolla: Me opozitën pjesë aktive e Kuvendit, reformat do të avancojnë

9 October, 2021 s.autor Politikë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith.

Pasi e uroi Nikollën për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, Ambasadori Smith shprehu vullnetin e Mbretërisë së Bashkuar për zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve. Parlamenti dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar vlerësojnë kontributin e Kuvendit të Shqipërisë në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe kanë bindjen se me opozitën pjesë aktive e Kuvendit, reformat do të avancojnë.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, i uroi Ambasadorit Smith suksese në detyrën e tij të re, mandatin në Shqipëri, dhe vlerësoi ecurinë e deritanishme të bashkëpunimit dypalësh shqiptaro-britanik, veçanërisht shkëmbimin e vizitave të zyrtarëve të lartë të dy vendeve gjatë viteve të fundit.

Kryetarja Nikolla dhe Ambasadori Smith biseduan edhe mbi disa aspekte konkrete të bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Komuneve të Mbretërisë së Bashkuar, veçanërisht shkëmbimeve të grupeve të miqësisë e komisioneve parlamentare, si edhe mbështetjen prej Dhomës së Komuneve të Kuvendit në avancimin e reformave, procesin legjislativ, kontrollin e monitorimin parlamentar, mbështetjen e institucioneve të pavarura, harmonizimin e sundimit të shtetit ligjor me respektimin e të drejtave të njeriut etj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMET E PËRGJAKSHME NË AFGANISTAN/ SHBA merr vendimin, do të takohet me përfaqësuesit e talibanëve
Previous article SËMUNDJE E NGJASHME ME COVID-19/ Gjendet trajtim për Sepsis

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT