• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMET E PËRGJAKSHME NË AFGANISTAN/ SHBA merr vendimin, do të takohet me përfaqësuesit e talibanëve
Home
Nderkombetare

SULMET E PËRGJAKSHME NË AFGANISTAN/ SHBA merr vendimin, do të takohet me përfaqësuesit e talibanëve

9 October, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Zyrtarët amerikanë do të zhvillojnë bisedime me përfaqësuesit talibanë. Ky do të jetë takimi i parë që prej se SHBA-ja u tërhoq nga Afganistani dhe grupi islamik mori kontrollin e vendit në muajin gusht.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se delegacioni i SHBA-së do ta takohet më 9 dhe 10 tetor me përfaqësuesit e talibanëve në Doha të Katarit, ku zyrtarët amerikanë u takuan me negociatorët talibanë gjatë viteve të fundit, në përpjekje të arritjes së një marrëveshjeje të paqes.

“Ne do të bëjmë presion që talibanët të respektojnë të drejtat e të gjithë afganëve, përfshirë grave dhe vajzave, dhe të krijojnë një qeveri gjithëpërfshirëse me mbështetje të gjerë”, tha një zëdhënës amerikan.

“Teksa Afganistani përballet me mundësinë e një tkurrjeje të madhe ekonomike dhe një krizë të mundshme humanitare, ne gjithashtu do t’i bëjmë presion talibanëve që t’u lejojnë qasje agjencive humanitare në zonat ku ka nevojë”, shtoi ai.

Ky takim nuk do të thotë se SHBA-ja zyrtarisht e njeh sundimin e talibanëve në Afganistan, tha Departamenti i Shtetit.

“Ky takim nuk ka të bëjë me dhënien e njohjes apo dhënien e legjitimitetit. Ne jemi të qartë se çdo legjitimitet duhet të fitohet nga veprimet e vet talibanëve”, tha ky zyrtar.

Delegacioni i SHBA-së do të përfshijë zyrtarë të DASH-it, USAID-it dhe komunitetit amerikan të inteligjencës, thanë zyrtarët.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Zalmay Khalilzad, i cili për vite me radhë ka udhëhequr delegacionin negociues të SHBA-së me talibanët në Doha, nuk do të jetë pjesë e delegacionit, tha Reuters, duke cituar një zyrtar amerikan.

Delegacioni amerikan pritet po ashtu që të kërkojë nga talibanët që të ofrojnë rrugë të sigurt për largimin e qytetarëve amerikanë dhe të tjerëve që duan të largohen nga Afganistani si dhe lirimin e qytetarit të rrëmbyer amerikan, Mark Frerichs./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ME ÇFARË MË KE GATUAR TI?" Hyseni flet për Alvisën: Kemi bashkëjetuar për 1 vit e gjysmë
Previous article TAKIM ME AMBASADORIN E RI BRITANIK/ Nikolla: Me opozitën pjesë aktive e Kuvendit, reformat do të avancojnë

s.autor

Postime të ngjashme

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë Botë

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA Botë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT