• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SËMUNDJE E NGJASHME ME COVID-19/ Gjendet trajtim për Sepsis
Home
Shëndet

SËMUNDJE E NGJASHME ME COVID-19/ Gjendet trajtim për Sepsis

9 October, 2021 s.autor Shëndet

Sepsis është një sindromë e karakterizuar nga një përgjigje jonormale inflamatore sistemike e kryer nga trupi pas kalimit në gjak të mikroorganizmave patogjenë. Është një gjendje kërcënuese për jetën dhe shumë e shpeshtë. Një ekip shkencëtarësh biomjekësorë në Universitetin Riverside të Kalifornisë ka identifikuar molekulat, rrugët dhe dinamikat e qelizave imune të lidhura me sepsin që mund të ofrojnë strategji terapeutike për të parandaluar sëmundjen të bëhet vdekjeprurëse. Studimi u botua në “Journal of Leukocyte Biology”.

Proteina CD52 në limfocitet dhe proteina S100A9 e përfshirë në proceset inflamatore janë të pranishme në të gjitha qelizat e gjakut, por ndikojnë shumë tek njerëzit që preken nga Sepsi. Si këto ndryshojnë fillimin e sindromës, veçanërisht brenda gjashtë orëve të para dhe mund të rezultojnë në vdekjen e pacientit. Studiuesit zbuluan se proteinay, përveç ndryshimit brenda gjashtë orësh, synojnë rrugë të caktuara qelizore në qeliza të veçanta imune. Ndryshimet në shprehjen e CD52 janë shoqëruar me rezultate të mira, që do të thotë nxitje e aktivizimit të qelizave imune mbrojtëse. S100A9, nga ana tjetër, veproi si një nxitës molekular i sepsit fatale.

Por kjo nuk është e gjitha. Sipas Meera Nair, profesore e shkencave biomjekësore dhe bashkautore e studimit, rrugët molekulare për sepsin fatal dhe Covid-19 ngjajmë shumë. Në veçanti, u arrit në përfundimin se tek individët që vuajnë nga përgjigja jonormale inflamatore, trombocitet humbasin funksionin e tyre, njejtë si njerëzit me koronavirus. Shkencëtarët argumentojnë se nëse funksioni i trombociteve mund të rikthehet duke synuar rregullatorët kryesorë të këtij procesi, ai mund të nxisë mbijetesën si tek sepsi ashtu edhe në Covid-19.

Hetimi në fjalë u bazua në marrjen e mostrave të gjakut nga pesë pacientë. Ato mostra u përpunuan në një sekuencues me një qelizë që i lejoi studiuesit të kuptonin sjelljen e secilës qelizë dhe jo një mesatare të të gjitha qelizave. Shumë lloje qelizash janë gjetur të sillen ndryshe gjatë sepsit. Duke përdorur sekuencimin do të jetë e mundur të gjurmohen veçmas trajektoret e qelizave dhe kështu të parashikohen raste në të cilat infeksioni mund të rezultojë fatal. Hapi tjetër do të jetë hetimi i ngjashmërive midis sepsit dhe Covid në mënyrë më të thellë.
(Il Giornale, gazeta “Si”)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIM ME AMBASADORIN E RI BRITANIK/ Nikolla: Me opozitën pjesë aktive e Kuvendit, reformat do të avancojnë
Previous article ORIGJINA E COVID/ Studiuesit amerikanë: Më e besueshme teoria e daljes nga laboratori

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje Shëndet

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D… Shëndet

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D…

TRURI, DY ORGANE NË NJË? Studimi: Secili përgjigjet për funksione të caktuara Shëndet

TRURI, DY ORGANE NË NJË? Studimi: Secili përgjigjet për funksione të caktuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT