• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Takim me 300 të punësuar të rinj/ Rama: Ka 36 mijë vende të lira pune (VIDEO)
Home
Shqipëri

Takim me 300 të punësuar të rinj/ Rama: Ka 36 mijë vende të lira pune (VIDEO)

23 November, 2017 F.autor Politikë, Shqipëri

Kryeministri Edi Rama në një takim mbi nxitjen e punësimit, ridimensionimin e rolit të zyrave të punës pohoi se në këto 4 vite janë ofruar shumë programe punësimi.
Kreu i qeverisë tha se 190 subjekte kanë përfituar si dhe 60 mijë të papunë që kanë përfituar kurs falas.Mes të tjerash ai shtoi se përtej mjegullës së pakënaqësie, e vetmja rrugë është që të vazhdohet puna.
“Shumë faleminderit për ata që erdhën në këtë aktivitet ka destinacione të tjera të vendit të punës. Kjo për të dëshmuar faktin se pavarësisht problematikës së papunësisë, pasqyrës së kësaj problematike që shpesh herë është e deformuar si pasojë e paragjykimeve, duke mos e refuzuar punën në sektorin privat. E vërteta është që në këtë fushëbetejë kemi rezultate inkurajuese. Rritja e numrit të njerëzve që sot jetojnë me punë dhe që në krahasim me numrin e njerëzve që jetonin me pune dhe ishin pjesë e borderosë së republikës, është rritje e pamohueshme. Në rast se i referohemi fakteve dhe jo kur opinionet tona i shesin si fakte. Reformat që kemi ndërmarrë kanë dhënë rezultate edhe në këtë aspekt. Posaçërisht reforma e arsimit, duke i dhënë një shtysë të re arsimit profesional, ka dhënë frytet e saj. Refoma e shërbimit të shërbimit të punësimit të transformim ka nevojë që të thellohet dhe nuk ka dyshim se do të na sjell rezultate të reja. Por fakti është fakt, nëpërmjet zyrave të punës, falë Shërbimit Kombëtar të Punës, dhe falë një lidhje të re të këtij shërbimi dhe sipërmarrjes, ne numërojmë sot mbi 80 mijë njerëz që janë punësuar vetëm nëpërmjet kësaj lidhje. Janë 190 subjekte dhe shumë të papunë që kanë përfituar nga programet e nxitjes së punësimit në 4 vite janë 60 mijë të papunë që kanë përfituar kurs falas në një nga qendrat e shërbimit profesional. Këto janë të dhënat, por nuk mjaftojnë për të qenë të kënaqur, por mjaftojnë për të kuptuar se jemi në rrugën e mbarë. Përtej mjegullës së pakënaqësisë, të shtrembërimit, e vetmja rrugë është që të vazhdojmë punën.”.
Sot që po flasim ka plot 36 mijë vende pune të lira dhe kushdo mund të aplikojë, tha Rama.

ERTV Live😊: Nxitja e punësimit, ridimensionimi i rolit të zyrave te punës

Posted by Edi Rama on Thursday, November 23, 2017

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këngëtarja që do iu "çmend" me trupin e saj (FOTO)
Previous article Jep dorëheqjen nga Këshilli Bashkiak Leonard Olli/ Ja kush do e zëvendësoj

F.autor

Postime të ngjashme

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar Politikë

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT