• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SYTË UA MBYLL PARAJA”/ Rama heq përgjegjësinë nga vetja, akuza inspektorëve për ndërtimet pa leje: Me satelitët do kemi mundësi…
Home
Politikë

“SYTË UA MBYLL PARAJA”/ Rama heq përgjegjësinë nga vetja, akuza inspektorëve për ndërtimet pa leje: Me satelitët do kemi mundësi…

29 September, 2022 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim për mediat u ndal edhe tek ndërtimet pa leje, ndërsa u shpreh se me satelitët do të krijohet mundësia për të parë çdo parregullsi. Kryeministria Rama nuk i ka kursyer kritikat edhe për inspektorët duke theksuar se i shesin shtetit një realitet të paqenë duke bërë letra false në këmbim të ryshfetit.

“Nuk është detyra ime të shoh kate edhe pse të gjithë jemi mësuar që t’i ndjekim këto procese por është e pamundur të vijojmë të mbetemi pre e boshllëqeve të një procesi shtetndërtimi dhe krijimit të institucioneve. Për të gjitha ata që na kanë përqeshur për satelitet sot lajmi është që do kemi një kryeinspektorat në qiell që nuk ka kushërinj, parti dhe i cili ka një sy që i sheh të gjitha. Një detaj që ministri në gjithë renditjen e gjerave që do bëjë ky kryeinspektor nuk e solli në vëmendje është se me satelitë nuk do ketë mundësi të ndërtohen kate pa leje pa u vënë re në monmetin kur do nisin sepse kanë kapacitetin të shohin çdo volum të ngritur mbi sipërfaqen e tokës. Nuk kanë sy fare për të parë kur një pallat në krah shton një kat apo 2 kate sepse sytë ua mbyll paraja. Kjo gjë për t’u bërë pa teknologji kërkon shumë vite. Teknologjia është bekimi I vendeve në zhvillim sepse jep mundësi të bëhen kapërcime të larta. Do kemi mundësi të shohim gjithçka të monitorojmë të gjitha të mbjellat dhe nuk do jetë e lehtë. E njëjta gjë për plazhet, pyjet, lumenjtë. Të gjitha ndërtimet pa leje, gërryerjet e lumenjve, zjarret, do i kemi në një pasqyrë të vënë para nesh nga Kryeinspektorati. Do të ketë shumë sy mbi territorin. Sytë e inspektorit të zonës, apo të arrestit që t’i shesin letra të paqena shtetit, në këmbim të korrupsionit, kjo s’do të ndodhë më. Dikur na ndodhte që legalizohej ajri. Aty s’kishte akoma lejë ndërtimi. Do marrim dron të armatosur. Dronët e armatosur janë rast ekstrem kundër terrorizmit, apo një armiku potencial, por ato kanë tërësi funksionesh në komplementaristet në përputhje me satelitët. Duke qenë në dinamikë të vazhdueshme duke bërë rakordime apo thellime të të dhënave. Dronët do të jenë në dispozicion”, tha me tej Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KURRË MOS I NEGLIZHONI KËTO SHENJA/ 80% e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës mund të parandalohen
Previous article NDËRTIMET PA LEJE/ Rama fajëson sërish drejtësinë: Këto ngrehina, rezultat i mosfunksionimit të një zinxhiri kontrolli që hallkë ka…

s.autor

Postime të ngjashme

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove Politikë

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave Politikë

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura Politikë

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT