• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KURRË MOS I NEGLIZHONI KËTO SHENJA/ 80% e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës mund të parandalohen
Home
Shëndet

KURRË MOS I NEGLIZHONI KËTO SHENJA/ 80% e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës mund të parandalohen

29 September, 2022 s.autor Shëndet

Sot është Dita Botërore e Zemrës. Ajo mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor të saj ndërgjegjësimin informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.

Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ka shumë lloje sëmundjesh që mund të japin goditje në zemër ose goditje në tru, prandaj, për lehtësi, këto sëmundje i ndajmë në tre grupe të mëdha: në sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejt në zemër, në tru dhe në sistemin periferik të qarkullimit të gjakut.

I.Sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me zemrën
II.Sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me trurin
III. Sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me sistemin e qarkullimit

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekshmërisë në botë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit vdesin më shumë njerëz nga sëmundjet kardiovaskulare, sesa nga çdo sëmundje tjetër.

Sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë vdekje të parakohshme dhe shumë prej tyre, të paktën 80% e vdekjeve të parakohshme mund të parandalohen apo shmangen, duke mbajtur nën kontroll faktorët e rrezikut të këtyre sëmundjeve siç janë përdorimi i duhanit, alkoolit, kripës, inaktiviteti fizik apo sedentarizmi, si dhe rritja e presionit të gjakut.

Është një mit që sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru prekin vetëm të moshuarit, sëmundjet kardiovaskulare-të prekin sa gratë po aq dhe burrat megjithatë, rreziku i sëmundjet kardiovaskulare te gratë është nënvlerësuar seriozisht.

Në Spitalin Amerikan, Departamenti i Kardiologjisë dhe i Kardiokirurgjisë trajton me sukses të gjitha patologjitë e zemrës dhe të sëmundjeve kardiovaskulare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHIMI NË NORD STREAM/ Reagon sërish Rusia: Ndodhi në zona të kontrolluara plotësisht nga NATO dhe inteligjenca amerikane
Previous article "SYTË UA MBYLL PARAJA"/ Rama heq përgjegjësinë nga vetja, akuza inspektorëve për ndërtimet pa leje: Me satelitët do kemi mundësi…

s.autor

Postime të ngjashme

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve Shëndet

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

LODHJE PAS DREKËS? Ekspertët zbulojnë 3 mënyrat e thjeshta për ta mposhtur dhe për të rikthyer energjinë Shëndet

LODHJE PAS DREKËS? Ekspertët zbulojnë 3 mënyrat e thjeshta për ta mposhtur dhe për të rikthyer energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT