• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SUPERMASHTRUESJA SEKSI/ Pronari i Exchange ia dha 900 mijë euro në dorë, ajo i futi në çantë dhe…(FOTO)
Home
Breaking News

SUPERMASHTRUESJA SEKSI/ Pronari i Exchange ia dha 900 mijë euro në dorë, ajo i futi në çantë dhe…(FOTO)

27 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Stomatologia 38- vjeçare, Olesia Duka, e cila u arrestua dy ditë më parë për mashtrim, dyshohet të ketë përvetësuar deri në 2 milionë euro nga biznesmenë të ndryshëm nga Durrësi e Tirana.

Personi që e denoncoi në zyrat e Antikrimit Ekonomik dhe në Prokurori është Idlir Hoxha, pronari i një pike këmbimi valutor në Durrës, i cili pretendon se Duka i ka marrë plot 900 mijë euro përmes mashtrimit.

Edhe pse bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme, i dëmtuari rezulton t’i ketë dorëzuar dorazi shumën e parave stomatologes nga Tirana, të cilat i kishte futur në çantë dhe ishte larguar. Në të njëjtën mënyrë kanë vepruar edhe të paktën 5 biznesmenë të tjerë, që kanë depozituar denoncimet e tyre menjëherë pas arrestimit të Olesia Dukës.

Burimet thanë se të gjithë të dëmtuarit kanë shmangur në mënyrë të dyshimtë veprimet bankare, duke preferuar që paratë t’ia dorëzonin dorazi, edhe pse bëhej fjalë për shuma mjaft të mëdha. Të paktën deri tani llogaritet një vlerë prej afro 2 milionë eurosh, që është përvetësuar përmes gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit nga ana e stomatologes.

E megjithatë, të paktën deri tani, grupi hetimor nuk ka në dorë ndonjë dokument apo faturë bankare që të provojë se këto para janë tërhequr nga bankat. Deri tani nuk ka nisur ndonjë hetim për dyshime të mundshme të “pastrimit të parave”, nga ana e të dëmtuarve, por pritet të nisë një verifikim në ditët në vazhdim.

ARRESTIMI

Policia tha dje se Sektori për Hetimin e Pastrimit Parave në qendër e ai në Durrës, arrestuan me vendim të Gjykatës së Durrësit shtetasen Olesia Duka, 38 vjeç lindur e banuese në Tiranë, pasi ka mashtruar disa biznesmenë duke u hequr si grosiste e kontrollit të shumicës së lëndës së parë për mbushje dhëmbësh.

“Nga një hetim proktiv prej disa muajsh është dokumentuar mekanizmi se si mashtronte biznesmenët shtetasja Olesia Duka. Vlera e mallit të përfituar dhe dëmit të shkaktuar ndaj biznesmenëve shkon deri në rreth 2 milion euro. Të arrestuarës iu identifikuan 4 apartamente në Tiranë e në Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë, për të cilat iu kërkua Prokurorisë të nxjerrë urdhër sekuestrimi në procedimin penal”, tha dje Policia.

HETIMI

Prokuroria e Durrësit njoftoi të dielën se në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë mundësoi zbulimin e një vepre penale të një shtetaseje për mashtrim me vlera të mëdha financiare, deri në 900 mijë euro.

“Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova se nga shtetasja Olesia Duka është kryer vepra penale e ‘mashtrimit’ parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, i cili me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon të mos kthejë shumën e parave të marra, duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit Idlir Hoxha, që nga njohja mes tyre në nëntor 2016.

Autorja e veprës penale vazhdon të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe vjedhjes se shumave të mëdha parash edhe te disa persona të tjerë. Për këto arsye, nga ana e Gjykatës së Durrësit është caktuar masa e sigurimit ‘arrest ne burg’ për shtetasen Olesia Duka, 38 vjeç, me banim në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Durrësit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA E KRYEQYTETIT: Kontrolle dhe shërbime të shtuara për mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe hapsirat publike
Previous article Pas fitores me Napolin, vjen lajmi i keq për Hysajn

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ "GODET" QARKUN E KUKËSIT/ Rrëshqitje dherash në Tropojë, bllokohen segmente rrugore Aktualitet

MOTI I KEQ "GODET" QARKUN E KUKËSIT/ Rrëshqitje dherash në Tropojë, bllokohen segmente rrugore

ARRESTOHEN DY EFEKTIVË TË POLICISË NË TIRANË/ AMP: U kapën duke marrë ryshfet nga një shofer Aktualitet

ARRESTOHEN DY EFEKTIVË TË POLICISË NË TIRANË/ AMP: U kapën duke marrë ryshfet nga një shofer

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT