• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA E KRYEQYTETIT: Kontrolle dhe shërbime të shtuara për mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe hapsirat publike
Home
Sociale

POLICIA E KRYEQYTETIT: Kontrolle dhe shërbime të shtuara për mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe hapsirat publike

27 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Policia Rrugore e Tiranës, masa shtesë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, për një qarkullim normal në akset rrugore urbane (qendrat e banuara) si dhe pas ankesave të herëpashershme të banorëve, për vështirësinë në qarkullimin normal të mjeteve zjarrfikëse dhe atyre të autoambulancave në zonat e banimit.

Policia Rrugore e Tiranës, nis kontrolle me shërbime të shtuara për evidentimin dhe ndëshkimin e përdoruesve të rrugës që nuk respektojnë sinjalistikën rrugore, nuk u japin përparësi këmbësorëve si dhe parkojnë mjetet në mënyrë të parregullt brenda komplekseve të tyre të banimit, duke krijuar konfuzion dhe vështirësi në qarkullim, kryesisht në oraret e mëngjesit.

Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka nisur fazën e evidentimit dhe njoftimit të pronarëve të mjeteve, që kanë zënë për një kohë të gjatë hapësirat publike, mjetet dukshëm të braktisura apo ata që shfrytëzojnë hapësirën publike për tregje shitjeje, duke u lënë njoftimin me afatin e përcaktuar, për të marrë masa për heqjen e tyre nga rruga.

Janë vendosur 134 masa nga të cilat:

45 për qarkullim në korsitë e dedikuara për shërbimin publik.

75 për parkime të gabuara.

14 për mosdhënie përparësie këmbësorëve.

Janë njoftuar 125 pronarë mjetesh dukshëm të braktisura ose të vendosura për shitje në hapësirat publike, që të lirojnë hapësirën e zënë brenda 15 ditësh.

Në të kundërt do t’i nënshtrohen sanksioneve ligjore që parashikon Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu janë arrestuar shtetas, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Policia apelon që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, pasi kontrollet dhe masat do të jenë të ashpra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Modelja turke i nxjerr të palarat Cristiano Ronaldos: 'Më dërgoi mesazh në Instagram, por unë... (FOTO)
Previous article SUPERMASHTRUESJA SEKSI/ Pronari i Exchange ia dha 900 mijë euro në dorë, ajo i futi në çantë dhe...(FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHEN DY EFEKTIVË TË POLICISË NË TIRANË/ AMP: U kapën duke marrë ryshfet nga një shofer Aktualitet

ARRESTOHEN DY EFEKTIVË TË POLICISË NË TIRANË/ AMP: U kapën duke marrë ryshfet nga një shofer

TENTOI TË VIDHTE NJË MARKET NË KRUJË/ Identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri Aktualitet

TENTOI TË VIDHTE NJË MARKET NË KRUJË/ Identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË KOKAINË/ Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe Aktualitet

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË KOKAINË/ Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT