• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI TERROSIT NË STAMBOLL/ Arrestime të shumta pas ngjarjes së frikshme
Home
Nderkombetare

SULMI TERROSIT NË STAMBOLL/ Arrestime të shumta pas ngjarjes së frikshme

14 November, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Pas shpërthimit fatal të një bombe në rrugën tregtare Istiklal, policia turke ka arrestuar shumë persona. Thuhet se sulmi ka lidhje me Partinë e ndaluar të Punëtorëve Kurdë PKK.

Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, njoftoi herët në mëngjes të hënën se shërbimet e sigurisë kanë arrestuar dhjetëra persona që dyshohen për sulmet me lëndë shpërthyese në zonën e këmbësorëve në qendër të Stambollit.

“Sipas njohurive tona, organizata terroriste PKK është përgjegjëse për sulmin”, theksoi ai.

Në të njëjtën kohë, Soylu njoftoi hakmarrje. Ministri i Brendshëm nuk ka konfirmuar ende deklaratat e mëparshme të presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe zëvendësit të tij Fuat Oktay se “një grua” ishte përgjegjëse për atentatin. Ndërkohë flitet për 21 arrestime të tjera.

Türkei | Explosion in Istanbul

Si pasojë e një sulmi me lëndë shpërthyese në shëtitoren Istiklal janë vrarë gjashtë persona të dielën, ndërsa janë plagosur më shumë se 80 persona të tjerë. Në kohën e sulmit në këtë shetitore kishte shumë njerëz. Ndonëse e dielë, dyqanet në këtë pjesë të Stambollit janë të hapura.

Partia PKK – Partia e ndaluar e Punëtorëve të Kurdistanit – lufton kundër shtetit turk që nga mesi i viteve 1980. Në të kaluarën, ajo u fajësua vazhdimisht për sulme të përgjakshme. PKK është e klasifikuar edhe si një organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore, duke përfshirë SHBA-në dhe Gjermaninë.

“Vendstrehimi i terroristëve”

Türkei | Explosion in Istanbul

PKK është aktualisht në qendër të mosmarrëveshjes për anëtarësimin në NATO të aplikuar nga Suedia dhe Finlanda si rezultat i luftës në Ukrainë. Udhëheqja në Ankara akuzon Suedinë në veçanti si një “vendstrehim për terroristët” – që po vonon edhe pranimin e dy vendeve të Evropës veriore në aleancën veriatlantike ushtarake, NATO.

Turqia, anëtare e NATO-s, ndërmerr rregullisht veprime ushtarake kundër pozicioneve të PKK-së në juglindje të vendit dhe në veriu të Irakut dhe Sirisë. Dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur jetën si pasojë e konflikteve gjatë dekadave të fundit. Përpjekja për vendosjen e një armëpushimi ka dështuar në verën e vitit 2015.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Zelensky: Në Herson ushtria ruse la pas mizori, janë gjetur trupa civilësh dhe ushtarësh të vrarë
Previous article "POLICIA MË PËRNDJEK..."/ Shoku i Lear Kurtit bën deklaratën e fortë: Kërkojnë të më mbyllin gojën. Nesër mund të gjendem edhe unë i vdekur

s.autor

Postime të ngjashme

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani Botë

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT