• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“POLICIA MË PËRNDJEK…”/ Shoku i Lear Kurtit bën deklaratën e fortë: Kërkojnë të më mbyllin gojën. Nesër mund të gjendem edhe unë i vdekur
Home
Breaking News

“POLICIA MË PËRNDJEK…”/ Shoku i Lear Kurtit bën deklaratën e fortë: Kërkojnë të më mbyllin gojën. Nesër mund të gjendem edhe unë i vdekur

14 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vdekja e të riut Lear Kurti pasi u shoqërua në komisariatin e policisë ka lënë ende pikëpyetje të forta pas, me dëshminë e miqve dhe familjarëve të tij që bie ndesh me deklaratat zyrtare të institucioneve.

Disa javë më parë, shoku i Lear Kurtit, i cili ishte me Learin në momentin kur këtë të fundit e shoqëruan për në komisariat, dha një intervistë për emisionin “Piranjat”, ku tregoi se 32-vjeçari ishte dhunuar barbarisht në makinën e policisë.

Zyhdi Spahiu, 36-vjeç, tregon se kudo përndiqet nga policia dhe po mbahet gjithë kohën në vëzhgim. Menjëherë pas intervistës ai u thirr në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, ku u mbajt për rreth 3 orë.

Madje kur gazetarja e “Piranjave” shkoi të pyeste pse e kishin marrë, fillimisht nuk mori një përgjigje derisa në fund u pranua se është thirrur në cilësinë e dëshmitarit.

Më vonë më 2 nëntor, Spahiu është shoqëruar pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ai është ndaluar nga policia vetëm pak metra pasi kishte komunikuar me ta për të lëvizur makinën, pasi siç tregon, kishte marrë diçka për të ngrënë në një “fast food” te rruga e Durrësit.

“Këta me doemos duan diçka që të kapen me mua duan të dinë ca bëj, ca ha, ca pi, ku fle, çdo gjë. Mundohen të më mbyllin gojën, por mua nuk do të ma mbyllin gojën. Unë do t’i shkoj deri në fund kësaj”, thotë ai.

Në momentin që është shoqëruar, Spahiu tregon se i ka shkuar i njëjti person që ka qenë natën kur Leari u shoqërua dhe iu drejtua atij me duke thënë “pse po e lini këtë të flas. Madje në rajon ai i është drejtuar sërish Spahiut duke i thënë “ça i kë bërë vetes me këtë deklaratë, do të dalë nga hundët” (intervista te “Piranjat”).

36-vjeçari shkon edhe më tej kur tregon se natën që është shoqëruar Leari, ai ka qenë i dehur dhe ka kundërshtuar forcat e rendit. Megjithatë ai është lënë i lirë sapo Leari ka ndërruar jetë, me policinë që mendonte se ai do të heshtte në këmbim të lirisë. Por ai nuk tërhiqet.

“Ligji është i barabartë për të gjithë. Ke bërë një krim do marrësh dënimin, siç mbaj unë përgjegëjsi. Kam bërë një krim, kam vuajtur dënimin. Shpresoj që ata të marrin dënimin e duhur sepse vëllanë tim, Learin nuk e kthejmë dort më”, thotë ai, teksa rikonfirmon deklaratat e bëra 3 javë më parë.

Spahia shprehet i bindur në deklaratat e tij dhe tregon se askush nuk ka arsye për t’i besuar policisë.

“Shqiptarët janë të gjithë me mua sepse e dinë se policia jonë ëhstë shumë habrute. Nuk ka mënyrë komunikimi fare. Në momentin që do ndalohet çdo qytetar do trembet. Sikur jemi në luftë, ne sjemi në luftë. Detyra e këtyre është ta mbrojnë qytetarin”, thotë ai, teksa thekson se kushdo që të ishte nuk do e gëlltiste lëndën narkotike, por do e hidhte.

Spahia kërkon me ngulm drejtësi për shokun e tij.

“Këto kot lodhen, unë gojën nuk do e mbyll. Edhe mbas 10 vjetësh unë këtë version do kem. Ata të tre, ata maskarenj do të marrin dënimin e merituar. Vëllai im ka ikur në tokë, nuk kisha mundësi ta shpëtoja, por të paktën drejtësia të vihet në vend. Nëse duam të bëjmë drejtësi. Nëse s’duam të bëjmë drejtësi, me keqardhje e them që nesër mund të gjendem edhe unë i vdekur”, përfundon 36-vjeçari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI TERROSIT NË STAMBOLL/ Arrestime të shumta pas ngjarjes së frikshme
Previous article DOSSIER/ Kujtimet rrëqethëse të priftit italian: Në ‘Burgun e madh’ të Shkodrës, në dy biruca të ndyta nën shkallë, policët rrihnin të pandigjueshmit...

s.autor

Postime të ngjashme

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

MASAKRA E 21 JANARIT/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar Aktualitet

MASAKRA E 21 JANARIT/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale Aktualitet

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT