• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI TERRORIST NË GJERMANI/ Dalin pamjet kur “BMW” merr përpara njerëzit
Home
Nderkombetare

SULMI TERRORIST NË GJERMANI/ Dalin pamjet kur “BMW” merr përpara njerëzit

20 December, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Gjermani është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, ku një makinë ka hyrë me shpejtësi duke marrë përpara turmën e njerëzve.

Zëdhënësi i qeverisë Matthias Schuppe  ka konfirmuar se indikacionet e para tregojnë për një sulm.

Ngjarja ndodhi në orën 19:04. Automjeti i përfshirë mësohet të jetë “BMW”, me ngjyrë të errët, drejtuesi i së cilës është arrestuar menjëherë më pas.

Si pasojë e sulmit numri i të plagosurve është i lartë, ndërsa deri më tani janë konfirmuar tre viktima.

 

Pamjet e kamerave të sigurisë janë tepër të rënda dhe tregojnë makinën që fluturon në drejtim të tregut të Krishtlindjeve duke shpërndarë njerëzit që godet në drejtime të ndryshme.

Tregu i Krishtlindjeve u mbyll dhe është rrethuar nga forca të shumta policie dhe dhjetëra ambulanca, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje që njerëzit të largohen nga qendra e qytetit.

“Për shkak të ngjarjeve aktuale, dëshirojmë t’ju këshillojmë të shmangni tregun e Krishtlindjeve. Ju lutemi lërini shërbimet e urgjencës të bëjnë punën e tyre dhe largohuni nga tregu në mënyrë të rregullt!”, thuhet në një njoftim.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, ajo që ndodhi në Magdeburg ishte një akt terrorist. Gazeta gjermane sqaron se ka marrë konfirmim nga zëdhënësi i qeverisë rajonale të Saksoni-Anhalt, Matthias Schuppe .

Kryeministri i rajonit Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff reagoi për ata që ndodhi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg duke thënë se është ngjarje e tmerrshme.

“Kjo është një ngjarje e tmerrshme, veçanërisht tani në ditët para Krishtlindjeve”, tha Haseloff, duke shtuar se ishte nisur me makinë drejt Magdeburg.

Siç raporton “Mitteldeutsche Zeitung”, qyteti i Halle ka shtuar masat e sigurisë për tregun e tij të Krishtlindjeve menjëherë pas sulmit. Spitalet e qytetit, rreth 80 kilometra larg, po përgatiten për të pritur të plagosurit. Kështu tha Tobias Teschner, kreu i departamentit të sigurisë për qytetin e Halle.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RËNDOHET BILANCI/ Shkon në 11 numri i viktimave, mbi 80 të plagosur. Mediat gjermane: Autori, nga Arabia Saudite
Previous article DHUNOI BABANË E MOSHUAR/ Arrestohet 32-vjeçari në Delvinë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT