Një automjet është futur mes turmës së njerëzve duke shkaktuar një tragjedi në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë.
Media gjermane “BILD” raporton se numri i viktimave ka shkuar në 11 dhe ekziston frika për rritjen e tyre. Ndërkohë rreth 80 persona janë plagosur. Sakaq policia po kryen kontrolle në zonë.
Shoferi i dyshuar i makinës është arrestuar.
Sipas mediave gjermane, autori dyshohet se është nga Arabia Saudite, ndërsa automjetin me të cilin kreu sulmin e kishte marrë me qira.
Videoja në mediat sociale tregon një numër njerëzish të shtrirë në tokë dhe shërbimet e urgjencës të pranishëm. Makina ka hyrë me shpejtësi në tregun e Krishtlindjeve dhe ka përshkruar një distancë prej 400 metrash, mes njerëzve.


