• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“10 MILIONË DOLLARË PËR KOKËN E TIJ”/ SHBA: Nuk vlen më shpërblimi për arrestimin e liderit të ri sirian
Home
Nderkombetare

“10 MILIONË DOLLARË PËR KOKËN E TIJ”/ SHBA: Nuk vlen më shpërblimi për arrestimin e liderit të ri sirian

20 December, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Barbara Leaf, zyrtare e lartë amerikane për Lindjen e Mesme, ka thënë të premten se e ka informuar liderin e ri të Sirisë, Ahmed al-Shaara se Uashingtoni e ka flakur tutje shpërblimin për arrestimin e tij, dhe i ka mirëpritur “mesazhet pozitive” në diskutime, përfshirë premtimin për luftim të terrorizmit.

Leaf ka thënë se ka biseduar me Shaaran për “nevojën kritike që grupet terroriste të mos përbëjnë kërcënim brenda Sirisë, apo jashtë shtetit, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe partnerët në rajon”.

“Ahmed al-Sharaa është i përkushtuar në këtë pikë”, ka thënë Leaf para gazetarëve, pas takimit në Damask.

Bazuar në diskutimet tona, i kam thënë se nuk do të kërkojmë shpërblim për arrestimin e tij”, ka thënë zyrtarja amerikane.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara, e ka ofruar qysh prej vitit 2017 një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për ata që kanë informacione që çojnë në arrestim të Sharaas, të njohur më parë si Abu Mohammed al-Jolani, duke përmendur lidhjet e tij të së kaluarës me grupin terrorist, Al-Kaida.

Leaf, pjesë e vizitës së parë zyrtare të diplomatëve amerikanë në Damask, prej ditëve të para të luftës civile, ka thënë se Sharaa “është treguar pragmatik” dhe që bisedimet kanë qenë “të mira, shumë produktive, dhe të detajuara”.

“I kemi mirëpritur mesazhet pozitive” prej Sharaas prej kur rebelët e tij islamistë e kanë rrëzuar liderin Bashar al-Assad prej pushtetit”, ka thënë Leaf.

Sharaa dhe rebelët e grupit të tij, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), vazhdojnë të jenë në listën e grupeve terroriste, të përpiluar nga Uashingtoni.

Leaf nuk ka folur për këtë aspekt.

HTS, grupi më i fuqishëm i rebelëve në Siri, ishte themeluar nën një emër tjetër, Jabhat al-Nusra, më 2011, dhe ka qenë degë e Al-Kaidës.

Grupi është konsideruar ndër më efektivët në luftën kundër regjimit të Assadit.

Përveç nga SHBA-ja, grupi konsiderohet terrorist edhe nga Kombet e Bashkuara, Turqia dhe Bashkimi Evropian.

Lideri i grupit, Ahmed al-Sharaa, i ka shkëputur lidhjet me Al-Kaidën më 2016. Ai është zotuar së fundmi për tolerancë për komunitetet dhe grupet tjera fetare.

Megjithatë, e kaluara e dhunshme e grupit ka ngritur shumë pikëpyetje nëse ai do të mund t’i përmbushë premtimet.

Regjimi brutal i Assadit është rrëzuar pasi gati 14 vjetësh luftë civile, si pasojë e së cilës janë vrarë mbi 500.000 njerëz dhe janë zhvendosur miliona tjerë.

Assadi dhe familja e tij janë në Rusi, pas azilit që u është miratuar direkt prej presidentit rus, Vladimir Putin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "THAÇI E KRERËT E TJERË TË UÇK PO MBAHEN PENG..."/ Rama ndan sërish mesazhin që tha në Kuvend: Standardet nuk varen nga gjykatësit
Previous article RËNDOHET BILANCI/ Shkon në 11 numri i viktimave, mbi 80 të plagosur. Mediat gjermane: Autori, nga Arabia Saudite

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT