Pas sulmit terrorist të ndodhur mbrëmjen e sotme në Vjenë të Austrisë, ku të paktën 7 persona kanë mbetur të vdekur dhe isa të tjerë janë plagosur, kanë reaguar edhe krerët e shteteve europiane.
Presidenti francez Emmanuel Macron ishte i pari që shprehu mbështetjen për Austrinë pas sulmit terrorist në Vjenë.
“Evropa e dënon ashpër këtë akt frikacak që cenon jetën dhe vlerat tona njerëzore. Mendimet e mia janë me njerëzit e Vjenës pas sulmit të tmerrshëm të mbrëmjes së sotme. Ne jemi me Austrinë” shkroi ai.
Edhe Berlini menjëherë dënoi sulmin në Vjenë pranë një sinagogë “Ne nuk duhet të dorëzohemi në urrejtjen e atyre që përpiqen të ndajnë shoqëritë tona” tha Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas.
Nuk ka vend për urrejtje dhe dhunë në shtëpinë tonë të përbashkët evropiane” u shpreh kryeministri italian Giuseppe Conte.


