• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMI TERRORIST/ Shqiptarja në Vjenë: I vrarë nga sulmi ka mbetur një polic dhe një prej autorëve
Home
Breaking News

SULMI TERRORIST/ Shqiptarja në Vjenë: I vrarë nga sulmi ka mbetur një polic dhe një prej autorëve

2 November, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Eva Dyrnjaja, që jeton në Vjenë gjatë një lidhjeje për Euronews Albania foli për sulmin në armë në kryeqytetin e Austrisë, ku deri tani raportohet për 6 të vdekur. Znj. Dyrnjaja tha se, vetëm 30 minuta para ngjarjes ka kaluar në qendër të Vjenës ku edhe ndodhi sulmi me armë. Ajo thotë se, ende nuk është e qartë nëse sulmi ka të bëjë me sinagogën.

“Jam shumë e prekur pasi vetëm 30 minuta më parë, isha në qendër të Vjenës ku ndodhi ngjarja. Numri i viktimave ka arritur në gjashtë mes tyre dhe një polic. Deri tani flitet për tre autorë, një prej të cilëve është vrarë. Policia është shumë e rezervuar në dhënien e informacionit”, u shpreh shqiptarja.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe sipas policisë ka ndodhur njëkohësisht në disa vendndodhje të ndryshme dhe gjithçka ka ndodhur një ditë para se të niste bllokimi i dytë për shkak të COVID-19.

“Policia ka bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë nëpër shtëpia ndërsa ata që gjenden në vende të hapura të mos lëvizin. Nuk është ende e sigurt, nëse sulmi lidhet me sinagogën pasi ka qenë mbyllur dhe ka masa sigurie të larta. Kishte kohë që ishte e mbyllur dhe nuk mendohet se ka një lidhje me sinagogën”, tha znj. Dyrnjaja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AMERIKA VOTON/ Shtetet përcaktuese raportojnë pak probleme në votime
Previous article SULMI TERRORIST ME 7 TË VDEKUR/ Europa SOLIDARIZOHET me Vjenën (REAGIMET)

F.autor

Postime të ngjashme

FLET NGA NEW YORK/ Rama: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të! S’duhej lejuar që ajo farsë të fillonte Breaking News

FLET NGA NEW YORK/ Rama: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të! S’duhej lejuar që ajo farsë të fillonte

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT