Banesa e prindërve të gazetares së “News24”, Klodiana Lala u sulmua me armë gjatë orëve të para të mëngjesit të 30 gushtit, në rrugën “Shkëndija” në fshatin Bruk në Tiranë. Kur kanë kaluar gjashtë ditë nga sulmi në banesën, ku në momentin e ngjarjes ndodheshin edhe dy vajzat e saj të mitura, gazetarja Klodiana Lala ka vendosur të thyejë heshtjen.
Në studion e “News24”, gazetarja tha se ka vendosur që të flasë sot, pasi ka një detyrim moral ndaj familjarëve të saj, të cilët u tronditën nga sulmi me breshëri kallashnikovi.
“Nuk është hera parë që jam kërcënuar. Në një ngjarje të bujshme dosja e cila është ende në Prokurori më ka ardhur një letër ku më kërcënonte mua dhe jetën time.”


