• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI KIBERNETIK NË GJERMANI/ Autori 20 vjeçar përdori si fjalëkalim “Iloveyou”
Home
Nderkombetare

SULMI KIBERNETIK NË GJERMANI/ Autori 20 vjeçar përdori si fjalëkalim “Iloveyou”

10 January, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Disa e quajtën si sulmin më të madh kibernetik në Gjermani. Të prekur kishin qenë politikanë dhe persona të njohur të jetës publike në vend, ndër ta edhe kancelarja Angela Merkel. Tani duket se ky rast u sqarua: hacker-i  duket se u gjet dhe ai është një  20-vjeçar nga Hessen-i, i cili gjithçka e ka bërë nga kompjuteri i vet, në shtëpinë e prindërve.

20-vjeçari nuk kishte përdorur virus dëmtues për të zbuluar të dhënat e vjedhura.  I riu i kishte bërë publik ato qysh në fund të dhjetorit me anë të rrjetit social Twitter nën profilin “Orbit”. Si motiv për këtë dëmtim të qëllimshëm, që ndër hacker-ë quhet “Doxing”, ai kishte dhënë në hetime pakënaqësinë me deklaratat e politikanëve, por nuk e kishte specifikuar se me cilët politikanë kish qenë i pakënaqur. Këtë e bëri të ditur ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, gjatë një konference për media të martën, 08.01.2019, në Berlin. Së bashku me të kishin dalë para korrespondentëve të kryeqytetit edhe shefi i Zyrës Federale të Kriminalistikës (BKA), Holger Münch, dhe drejtuesi i Entit Federal për Sigurinë në Internet (BSI), Arne Schöhnborn.


Shefi i Zyrës Federale të Kriminalistikës (BKA), Holger Münch, drejtuesi i Entit Federal për Sigurinë në Internet (BSI), Arne Schöhnborn, dhe ministri i brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, në konferencën për media të martën, 08.01.2019, në Berlin.

Sulmi i fundit haker ndaj të dhënave të politikanëve në Gjermani tregon: Sigurimi i të dhënave është një garë mes sulmuesve dhe të sulmuarve. Por përdoruesit nuk janë pa shanse, mendon Konstantin Klein. (05.01.2019)

Pa sfond djathtist

Seehofer vuri në dukje se nga ky sulm, prej të cilit janë prekur politikanë të të gjitha partive, kanë dalë të pacenuar vetëm politikanët e AfD-së, partisë populiste djathtiste, Alternativë për Gjermaninë, çfarë i bën shumë vëzhgues të dyshojnë se djali i ri mund të ketë qenë së paku simpatizant i kësaj partie. Edhe pse sipas hetimeve te deritanishme, ai ka vepruar për llogari të vetën dhe nuk ka ndonjë sfond politik djathtist, policia vazhdon të hetojë për “motive qoftë të rëndomta kriminele qoftë politike”, tha Seehofer.

Të prekur nga publikimi i të dhënave që kishte ndodhur qysh në fund të dhjetorit ishin 994 politikanë të niveleve të ndryshme por edhe persona të tjerë të njohur nga jeta publike. 50 raste konsiderohen të rënda, pasi publikimi kishte bërë të ditur jo vetëm numrat e telefonave të tyre por edhe pjesë korrespondencash, fotografi ose video private. Shefi i BKA-së, Holger Münch, tha se, megjithatë, nuk ka asnjë tregues që flet për spiunazh nga një vend i huaj.


Enti Federal i Sigurisë në Internet do t’i shtohet stafi.

“Iloveyou” dhe “123456” si fjalëkalime

Opinioni kishte reaguar i revoltuar në fillim të janarit, kur skandali u bë i njohur për mediat. Kryetari i grupit parlamentar të së Majtës, Dietmar Bartsch, e quajti “sulm ndaj demokracisë, ministrja socialdemokrate e drejtësisë Katarina Barley “cenim të besimit te demokracia jonë”.  Gazeta bulevardeske “Bild” e quajti “Sulm kibernetik ndaj Gjermanisë”  dhe “vjedhjen më të madhe të historisë së Gjermanisë”.

Ministri i brendshëm Seehofer u përpoq të qetësonte pak gjakrat të martën në Berlin dhe ritheksoi edhe njëherë se qeveria po punon që tani për të ulur rrezikun e sulmeve të tilla në të ardhmen. Ai paralajmëroi se qysh në gjysmën e parë të vitit, qeveria do të dalë me një projektligj për sigurinë kibernetike, ku ndër të tjera parashikohet një targë sigurie kibernetike dhe certifikimi i aparateve që përdoren për lidhjet me internetin. Gjithashtu ai paralajmëroi shtimin e stafit në Entin Federal të Sigurisë në Internet.

Me gjithë masat e shumta që mund të marrë qeveria, ministri tërhoqi vëmendjen se nuk mund të ketë “siguri totale”. Prandaj secili duhet kujdeset vetë  edhe duke përdorur fjalëkalime pak më të komplikuara se “iloveyou” ose “123456” ose menaxherë fjalëkalimesh.

 

Nëse dëshironi të dini se  a i kanë vjedhur edhe të dhënat tuaja, atëherë mund ta kontrolloni këtë në adresën e  Institutit të mirënjohur gjerman, Hasso Plattner https://sec.hpi.de/ilc/?lang=en

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPAK-u/ Starton gara, kriteret që duhet të plotësojnë 15 prokurorët antikorrupsion
Previous article SHBA/ Zv/Prokurori i Përgjithshëm, Rosenstein njofton largimin nga detyra

k.autor

Postime të ngjashme

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur Botë

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

TENSION NË LINDJEN E MESME/ Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë Botë

TENSION NË LINDJEN E MESME/ Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë Botë

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT