• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Zv/Prokurori i Përgjithshëm, Rosenstein njofton largimin nga detyra
Home
Nderkombetare

SHBA/ Zv/Prokurori i Përgjithshëm, Rosenstein njofton largimin nga detyra

10 January, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein, i cili mbikëqyr hetimetrreth ndërhyrjes ruse në zgjedhje, pritet të largohet nga posti në javët eardhshme ndërsa kandidati i Presidentit Donald Trump për të drejtuardepartamentin e Drejtësisë pritet të marrë detyrën. Njoftimi u bë tëmërkurën nga disa mediat amerikane.

Zoti Rosenstein ka mbikëqyrur hetimet që po kryen Prokurori i Posaçëm rreth ndërhyrjes së dyshuar ruse ne zgjedhjet presidenciale të 2016-s si dhe lidhjeve të mundshme mes njerëzve të fushatës së zotit Trump me Rusinë.Ish-Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions, një përkrahës i hershëm i zotitTrump gjatë fushatës presidenciale, hoqi dorë nga mbikëqyrja e hetimit për shkak të konfliktit të interesit. Zoti Sessions u shkarkua në nëntor,menjëherë pas zgjedhjeve për Kongresin.

William Barr, njeriu që zgjodhi Presidenti Trump për të zëvendësuar zotinSessions pritet të paraqitet në javën e ardhshme për një seancë konfirmimipërpara komisionit juridik të Senatit, përpara se kandidatura e tij t’i kalojëSenatit për miratim.

Nëse konfirmohet zoti Barr, i cili ka qenë Prokuror i Përgjithshëm gjatëadministratës së Presidentit të ndjerë George H.W. Bush, do të mbikëqyrëhetimin e drejtuar nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller. Konfirmimi izotit Barr ka të ngjarë të kalojë në një proces të fortë shqyrtimi veçanërishtnga demokratët, pas njoftimeve se ai ka shkruar një memo në muajinqershor që ngre pyetje rreth hetimit. Por zoti Rosenstein ka thënë sememoja nuk ka pasur ndikim në punën e departamentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI KIBERNETIK NË GJERMANI/ Autori 20 vjeçar përdori si fjalëkalim "Iloveyou"
Previous article "NË SHQIPËRI ISHA NGELËS"/ Historia e suksesit e 26-vjeçarit nga Fieri që sot punon si bashkëpunëtor në Bundestag

k.autor

Postime të ngjashme

"NA KANË VJEDHUR 7 TITUJ"/ Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës Botë

"NA KANË VJEDHUR 7 TITUJ"/ Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar) Botë

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar)

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të Botë

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT