• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI KIBERNETIK NË FAQET QEVERITARE/ Kryeministria: E njëjta teknikë e përdorur në Ukrainë, sistemet nuk janë prekur
Home
Politikë

SULMI KIBERNETIK NË FAQET QEVERITARE/ Kryeministria: E njëjta teknikë e përdorur në Ukrainë, sistemet nuk janë prekur

18 July, 2022 s.autor Politikë

Kryeministria ka dhënë të dhëna në lidhje me sulmin kibernetik që ka prekur faqet qeveritare dhe ato të shërbimit publik online në vendin tonë duke bërë që AKSHI të mbyllë sistemet për të mbrojtur të dhënat.

Në deklaratën për mediat thuhet se sulmi është konstatuar mesditën e të premtes dhe menjëherë është bërë izolimi i sistemeve qeveritare.

Metodat dhe teknikat e përdorura në këtë sulm sipas kryeministrisë janë të njëjta të përdorura në Ukrainë dhe disa shtete të tjera të tipit Ransomware, me anë të të cilave keqbërësit kërkojnë të largojnë vëmendjen nga qëllimi real, që është sulmi ndaj sistemeve kritike dhe nxjerrja e tyre jashtë funksionit.

Por sipas kryeministrië sistemet nuk janë prekur për shkak të përgjigjes së shpejtë nga ana e AKSHI-t në bashkëpunim me Microsoft dhe kompaninë përgjegjëse për sigurinë kibernetike e “Jones Group International”.

Deklarata

Mesditën e së premtes, nëpërmjet platformave të monitorimit për sigurinë kibernetike të ngritura për sistemet dhe infrastrukturat qeveritare, u vu re një sulm kibernetik kompleks dhe në shkallë të gjerë. Menjëherë, duke ndjekur protokollet e reagimit, u krye izolimi i infrastrukturave dhe sistemeve qeveritare për të garantuar mbrojtjen e të dhënave.

Metodat mbi të cilat aktorët keqbërës kanë vepruar janë të ngjashme me sulmet e vitit të fundit, të vëna re në hapësirën kibernetike ndërkombëtare. Teknikat mbi të cilat ky sulm mbështetet janë të së njëjtës natyrë me ato të përdorura për një sërë sulmesh kibernetike në domain-et qeveritare dhe private të kohëve të fundit, si në Ukrainë, Gjermani, Lituani, Maltë, Holandë, Belgjikë dhe vende të tjera të rajonit. Vetëm në Ukrainë këtë vit ka pasur 5 sulme me të njëjtën metodologji, ndërsa në Gjermani i njëjti lloj sulmi ka nxjerrë jashtë funksioni impiantet e prodhimit të energjisë me erë.

Këto metoda maskohen fillimisht me sulme të tipit Ransomware, me anë të të cilave keqbërësit kërkojnë të largojnë vëmendjen nga qëllimi real, që është sulmi ndaj sistemeve kritike. Hapi i dytë i këtij sulmi të përqendruar dhe sofistikuar është goditja në sistemet kritike digjitale të shtetit shqiptar për t’i nxjerrë jashtë funksionit.

Fatmirësisht detektimi dhe përgjigja e shpejtë ndaj këtyre sulmeve bëri që sistemet qeveritare të dalin të paprekura. Që në momentet e para të evidentimit të këtij sulmi AKSHI është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët tanë të Microsoft nëpërmjet ekspertëve të tyre më të mirë kibernetikë të Detektimit dhe Përgjigjes ndaj Incidenteve (DART team). Gjithashtu ekspertët e “Jones Group International” janë këtu, për trajtimin e situatës dhe kthimin sa më shpejt në normalitet.

Sistemet qeveritare kanë të gjitha back-up dhe janë të sigurta. Në këtë moment jemi duke verifikuar sistem pas sistemi që këto të fundit të jenë të sigurt në çdo element, përpara se të kthehen sërish online dhe në funksionalitet të plotë.

Paralelisht të gjithë aktorët institucionalë janë në gatishmëri të plotë dhe në komunikim të vazhdueshëm për hetim të thellë e të detajuar të këtij krimi kibernetik.

Sigurojmë të gjithë qytetarët se të dhënat e sistemeve të informacionit të shërbimeve qeveritare janë të sigurta dhe të paprekura.

Nuk ka vend për polemika politike aq kohë sa jemi përballë një armiku të përbashkët në këtë luftë kibernetike, ndaj të lëmë ekspertët të bëjnë punën e tyre në mënyrë që çdo sistem që rikthehet në punë të jetë funksional dhe mbi të gjitha i sigurt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E TREFISHTË NË FUSHË-KRUJË/ Salianji: 180 vrasje të pazbardhura këtë periudhë...
Previous article DOSSIER/ Zbardhen replikat mes gruas së Mehmet Shehut dhe ish-ministrit në gjyq: O Kadri Hazbiu ç’më bëre, ti je Judë

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT