• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI I RUSËVE NË UZINËN E GRAMSHIT/ Reagon Partia e Lirisë: E rëndë t’i ndodhi një vendi të natos! Rama të ndërpresë pushimet…
Home
Politikë

SULMI I RUSËVE NË UZINËN E GRAMSHIT/ Reagon Partia e Lirisë: E rëndë t’i ndodhi një vendi të natos! Rama të ndërpresë pushimet…

20 August, 2022 s.autor Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me incidentin në  uzinën e armëve në Gramsh, ku tre rusë sulmuan me lëndë kimike dy ushtarë shqiptarë.

Blushi i bën thirrje kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes që të lënë pushimet dhe të sqarojnë si ka ndodhur ngjarja.

Sipas tij është shumë e rëndë që ky incident ti ndodhë një vendi anëtarë të NATO-s

“Partia e Lirisë i bën thirrje Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe institucioneve ligjzbatuese përgjegjëse të sqarojnë menjëherë incidentin e ndodhur në Uzinën Ushtarake të Gramshit, ku sipas të dhënave të raportuara në media, disa shtetas rusë kanë dhunuar dhe lënduar me mjete kimike disa ushtarë.

Kjo ngjarje shumë e rëndë, që i ndodh një vendi anëtar të NATO-s, që lidhet me sigurinë kombëtare, por dhe kolektive të Aleancës, meriton një hetim të menjëhershëm dhe transparent.

Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, të ndërpresin menjëherë pushimet dhe të japin para shqiptarëve informacion të detajuar dhe zyrtar mbi këtë ngjarje, që nuk mund të zbardhet vetëm duke u lënë në dorën e raportimeve mediatike.

Partia e Lirisë u shpreh të gjithë solidaritetin familjeve të ushtarëve të lënduar dhe u uron atyre shërim sa më të shpejtë!

Të tilla ngjarje të rënda dëshmojnë edhe njëherë papërgjegjshmërinë e Qeverisë në raport me ruajtjen e sigurisë kombëtare, që duhet të jetë prioritet, veçanërisht pas agresionit rus ndaj Ukrainës dhe në kushtet kur aktorë të tjerë prej kohësh po përpiqen të destabilizojnë rajonin tonë”, shkruan Blushi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E FUNDIT/ Uzina u sulmua nga dy rusë dhe një grua ukrainas, dyshimet e forta të SHISH janë se...
Previous article U SULMUAN NGA RUSËT/ Kush janë dy ushtarët shqiptarë që mbetën të plagosur në Uzinën e Armëve

s.autor

Postime të ngjashme

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT