Pak ditë pas sulmit të fundit në New York, Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur që të nis procedurat për bllokimin e Lotarisë Amerikane.
Trupm ka kërkuar që të ketë një rishikim të emigracionit, pasi autori i sulmit të fundit kishte shkuar atje pasi kishte fituar lotarinë.
Policia e New Yorkut tha sot se ka ngritur akuza për kërcënime dhe mbështetje të terrorizmit ndaj personit që u përpoq të shpërthente një bombë artizanale në sistemin nëntokësor të transportit në New York.
Autoritetet thanë se ai kishte ndjekur në internet propagandën e Shtetit Islamik dhe u kishte thënë hetuesve se kishte vepruar në shenjë hakmarrje ndaj agresionit ushtarak të Shteteve të Bashkuara. Zëri Amerikës thotë se autoritetet e kanë identifikuar të dyshuarin si imigranti 27 vjeçar nga Bangladeshi Akayed Ullah që punonte si shofer taksie.
“Politika e presidentit kërkon dhënien fund të imigracionit zinxhir, dhe po të kishte ekzistuar kjo, do të kishte ndaluar këtë individ që të vinte në Shtetet e Bashkuara. Presidenti do të kërkojë një reformë imigracioni të përgjegjshme dhe dhënia fund e imigracionit zinxhir do të jetë pjesë e këtij procesi”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sara Huckabee.