Flutura Açka ka dhënë një intervistë për News24 ku ka dënuar ashpër ndërhyrjen e paligjshme të IKMT në “Prestige Resort”.
“Si kryetare e Komisionit dhe qytetare e lirë e shoh si një gjë të turpshme. Sigurisht që do të kamuflohet, por sulmi është drejtpërdrejt për median sepse jo vetën neës24 por media kontribuon për fjalën e lirë. Prej këtij kryeministri nuk pret gjë tjetër. Është sulm direkt për median. Pra e dënoj sepse më duket një gjë enkas dhe një parapërgatitje, pra para fushatës elektorale, që do të thotë se do të kemi një fushatë të egër dhe të errët.
Kur ky guxon të sulmojë mediat çdo qytetar është krejt i pambrojtur. Si qytetare dhe njeri i medias jam shume e shqetësuar për këto akte brutale. Këta njerëz që sulmojnë sot median , nuk bëjnë detyrën që u takon por merren me këtë jo vetëm për të dëmtuar News24 por edhe se një mesazh për pjesën tjetër të medias. Po të respektohen ligjet të gjitha shkojnë në vijën e saj dhe qytetari shqiptar nuk ka pse të jetë i frustruar.”, tha Açka.