Një plantacion i madh me kanabis është zbuluar në pyjet e Greqisë, ndërsa autoritetet thonë se kanë arrestuar pesë shtetas shqiptarë dhe një gjeorgjian.
Parcela e madhe me rreth 2,000 rrënjë kanabis është zbuluar në fshatin grek Vila, pranë Athinës, ndërsa zona ishte e rrethuar me aparatë fotografikë “kurth”, bllokues sinjali, radio për intercom dhe mjete të tjera për kultivimin e bimëve.
Policia kishte informacion se plantacioni ruhej nga persona të armatosur, ndaj në operacion morën pjesë dhjetra efektivë të forcave speciale greke të pajisur me mjete të blinduara. Në plantacion u arrestuan tre persona të armatosur me pistoleta, dhe armë gjysmë automatike “Scorpion” .
Në pranga deri tani kanë rënë pesë shqiptarë, tre prej të cilëve u arrestuan në plantacion si dhe një gjeorgjian, raporton newsbomb.al. Ata gjithashtu përdornin një makinë të vjedhur të një kompanie private, të cilës i kishin ndërruar targat.
Armët dhe pajisjet e sekuestruara nga policia gjatë aksionit:
2101 fidane kanabis, 50 cm deri në 1.10 m lartësi të cilat u shkulën
Mitrolozë me karikator, gati për përdorim
2 pistoleta, njëra prej të cilave ka një fishek në grykë
Fishekë të kalibrave të ndryshëm
9 telefonat celularë të përdorur për të komunikuar me njëri-tjetrin
Sistemi portativ i intercom dhe dy transmetues pa tela
Pajisje për bllokimin e sinjalit
Shumë mjete bujqësore, vazo, pako me dhe, plehra dhe aksesorë të përdorur për rritjen e fidanëve
Çelësat që i korrespondonin një automjeti që përdornin dhe që ishte raportuar i vjedhur në shkurt 2022, ndërkohë që vihet re se i kishin vendosur targa false dhe 4 makina, të cilat i përdornin si për transportimin e sasive të drogës, ashtu edhe për lehtësimin e lëvizjes së tyre.