• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ Pfizer e humbet më shpejt efektivitetin sesa AstraZeneca ndaj Deltës
Home
Jetë

STUDIMI/ Pfizer e humbet më shpejt efektivitetin sesa AstraZeneca ndaj Deltës

21 August, 2021 s.autor Jetë

Sipas një studimi britanik, efektiviteti i vaksinës Pfizer/BioNTech humbet më shpejt se vaksinat e tjera përballë një mutacioni me ngarkesë të lartë virale si Delta, shkruan protothema.

Studimi vjen në një kohë kur disa vende, që po vaksinojnë popullsinë me  Pfizer si SHBA-ja dhe Izraeli, kanë miratuar dozën e tretë – të ashtuquajturën doza përforcuese.

Për arsye se SHBA-ja  dhe Izraeli kanë shënuar  rritje të rasteve të reja, vendet po shpresojnë të rrisin imunitetin e personave që janë vaksinuar plotësisht përmes një doze shtesë. Sipas një përmbledhje të rezultateve të studimit të publikuar nga The Independent dhe media të tjera, vaksina Pfizer ishte 90 përqind efektive një muaj pas dozës së dytë.

Sidoqoftë, kjo u ul në 85 përqind pas dy muajsh dhe 78 përqind pas tre muajsh. Studimi mori në shqyrtim edhe vaksinën AstraZeneca, e cila përdoret gjerësisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë .

Efektiviteti i AstraZeneca ra vetëm me 6 përqind, nga 67 përqind në 61 përqind, në të njëjtën periudhë kohore.  Përkundër faktit se vaksina AstraZeneca ka një normë efektiviteti më të ulët,  studiuesit llogaritën trajektoret e të dyja vaksinave pesë muaj pas vaksinimit me dy doza.

Studiuesit gjithashtu vunë në dukje se pavarësisht reduktimit të efektivitetit, të dy vaksinat janë efektive në parandalimin e infeksioneve nga çdo variant, përfshirë Delta,  dhe gjithashtu janë shumë efektive në parandalimin e shtrimit në spital ose vdekjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN LAME/ Malajziani dhe italiani
Previous article COVID-19/ Greqia drejt rikthimit të masave të rrepta, çfarë pritet të ndodhë

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT