• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Studimi: Për të jetuar gjatë nuk mjafton ADN-ja…nevojitet karakter!
Home
Jetë

Studimi: Për të jetuar gjatë nuk mjafton ADN-ja…nevojitet karakter!

29 January, 2018 Q.Autor Jetë

Shumë optimizëm, një dozë e mirë besimi, një lidhje e fortë me tokën tënde dhe familjen, mjaftueshëm etikë në punë dhe në fund pak kokëfortësi, kjo është receta për të jetuar gjatë duke mbajtur trurin gjithnjë të ri.

Sipas një studimi të kryer mbi “super të moshuarit” të rajonit të Çilentos në Itali, ata kanë një profil psikologjik të fortë dhe kjo përshkruhet në revistën “International Psychogeriatrics” nga studiuesit e universitetit “La Sapienza” në Romë në bashkëpunim me Universitetin San Diego në Kaliforni.

Në këtë studim janë shqyrtuar 29 të moshuar, me moshë nga 90 deri në 101 vjeç, rezidentë në nëntë komuna të Çilentos dhe të bërë pjesë e studimit CIAO (Cilento on Aging Outcomes Study).

Secili prej tyre është intervistuar për të pasur një kornizë të detajuar të kushteve të tyre psikofizike dhe mbi të gjitha për të njohur botën e tyre të brendshme, të përbërë nga kujtime dhe eksperienca personale.

Më pas ky kërkim është shtrirë edhe tek familjarët më të rinj, për të vlerësuar shëndetin e tyre mendor dhe fizik, si dhe për të njohur pikëpamjet e tyre rreth personalitetit dhe karakterit të gjyshërve të tyre.

Nga rezultatet doli se pavarësisht sëmundjeve, gjyshërit e Çilentos kanë një shëndet mendor më të lartë se sa ai i fëmijëve të moshës 51 deri në 75 vjeç.

“Ajo që i bashkon këta të moshuar është dashuria për tokën e tyre, ku gjejnë një motiv për të vazhduar të jetojnë. Shumë vazhdojnë të punojnë në shtëpi ose fusha dhe mendojnë, kjo është jeta ime, nuk dua të dorëzohem”, shpjegon autorja kryesore e këtij studimi, Anna Scelzo.

Por një tjetër kuriozitet është karakteri shumë luftarak i këtyre gjyshërve të shkathët.

“Kemi zbuluar se duke pasur tendencë që të jenë dominues, kokëfortë dhe kanë nevojë që të kenë një ndjesi kontrolli… Kjo tendencë për të kontrolluar ambientin tregon një lloji vendosmërie që baraspeshohet nga nevoja për t’u përshtatur me ndryshimet”, thekson Scelzo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Keni 24 orë për të humbur peshë. Ky është plani që duhet të ndiqni
Previous article Studimi/ Pasditja, ideale për t'u ushtruar në palestër

Q.Autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT