• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
STUDIMI/ Pandemia shtoi rastet e skoliozës tek fëmijët shqiptarë
Home
Sociale

STUDIMI/ Pandemia shtoi rastet e skoliozës tek fëmijët shqiptarë

25 April, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

Pas pandemisë mjekët kanë vërejtur se janë shtuar fëmijët me probleme të shtyllës kurrizore, kryesisht skoliozës. Sipas të dhënave nga OBSH 1 në 3 fëmijë në vendin tonë vuan nga dhimbjet e skoliozës.

Sipas eksperteve pandemia shtoi rastet për shkak të zhvillimit të shpejtë në karantinë. Gjithashtu, obeziteti, mungesa e aktiviteteve sportive, kanë qenë faktorë të tjerë që kanë sjellë rritje të kësaj patologjie.

Mjeku fizioterapist Renato Mezini shpjegoi se rastet më të shpeshta shihen tek fëmijët 10-15 vjeç. Por sipas tij kjo problematik mund të lind që nga mosha 6 vjeçare.
“Qëndrimi i fëmijëve të sotëm sjell problematika në shtyllën kurrizore. Gjithashtu zhvillimi i shpejtë gjatë pandemisë dhe qëndrimi me orë të gjata në telefona dhe tableta kanë sjellë gjendjen”,shton Mezini.

Fizioterapisti shpjegon se skolioza është një lakim jonormal anësor i shtyllës kurrizore. Mezini shton se kjo sëmundje diagnostikohet më shumti në fëmijëri ose në adoleshencë të hershme.
Sipas një studimi të kryer gjatë viteve të shkuara nga Universiteti i Zonjës së Këshillit të Mirë në Tiranë, forma më e zakonshme e sklerozës në vendin tonë është ajo idiopatike (80%-90%).
Mezini shpjegon se skolioza idiopatike është në rastet kur nuk ka një shkak për deformimin e segmenti të shtyllës kurrizore. Sipas fizioterapistit ka dy forma të skoliozës, “S” ose “C” që normalisht duhet të jetë e drejtë e të ketë formën e “I”.

Të dhënat e studimit kanë treguar se mosha mesatare ishte 10.5 vjeç (10–14). Njëzet e gjashtë për qind e fëmijëve vuanin nga dhimbja e shpinës, e cila ishte më e shpeshtë te femrat.
Njëzet për qind e fëmijëve që mbanin çantat e shpinës kishin dhimbje shpine. Dyzet e një për qind e fëmijëve që zakonisht bëjnë ushtrime fizike nuk kishin dhimbje shpine.
Sipas të dhënave një predispozitë të madhe për zhvillimin e skoliozës kanë, edhe fëmijët obezë për shkak të peshës së tyre.

Mezini shpjegon se skolioza është një sëmundje e ngadaltë dhe progressive, përgjithësisht asimptomatike. Sipas tij në raste të rralla mund të shfaqen shqetësime në kolonën vertebrale, apo lodhje muskulare pas sforcimit fizik.
Qartazi kjo sëmundje lidhet jashtëzakonisht me stilin e jetesës që duhet të jetë i duhuri që në fëmijët.
Lidhur me këtë çështje Mezini shpjegon se aktivitetet sportive të vazhdueshme dhe qëndrimi i duhur kudo, parandalojnë më së miri këto çrregullime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA E ÇAPJAVE/ Dëshmon në GJKKO biznesmeni që u dha makinën vrasësve të Nezar e Gentian Beqirit
Previous article DEL FOTO/ Iu bë atentat me armë zjarri, ky është djali i biznesmenit të njohur që mbeti sot i PLAGOSUR

F.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT