• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA E ÇAPJAVE/ Dëshmon në GJKKO biznesmeni që u dha makinën vrasësve të Nezar e Gentian Beqirit
Home
Aktualitet
Kronikë

DOSJA E ÇAPJAVE/ Dëshmon në GJKKO biznesmeni që u dha makinën vrasësve të Nezar e Gentian Beqirit

25 April, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një tjetër seancë ka vijuar në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e babë e birë, Nezar e Gentian Beqirit më vitin 2012. Burime për ABC bëjnë të ditur se procesi gjyqësor në GJKKO ka vijuar me dëshmitarë të tjerë, kundër të pandehurve, Ervis Bardhi, Ardjan Çapja, Klajdi Dokoli dhe Etien Cani, për vrasjen e babë e birë, Nezar e Gentian Beqirit. Ndër të akuzuarit është edhe Florenc Çapja, i cili ndodhet në arrati në Dubai. Ky shtet e arrestoi por më pas kundrejt garancisë pasurore u la i lirë.

Të njëjtat burime, bëjnë të ditur për ABC se seanca e radhës ka pranuar dëshminë e një tregtar makinash në Tiranë, i cili quhet Elvin Korbi. Para trupës gjykues Korbi mësohet se ka thënë se nga zyra e tij e punës në afërsi të ish-stacionit të trenit në Tiranë,  në vitin 2012 u ka dhënë një makinë me qera dy personave të pandehur, Ervis Bardhi dhe Jorgo Leku. Ngjarja ndodhi para se të vritej Gentian dhe Nezir Beqiri në Elbasan.

Ndërkohë në dëshminë e tij, Ervis Bardhi, pranon se makina është përdorur me qëllim lëvizjen e tyre rreth pallatit ku banonte familja Beqiri dhe vende të ndryshme në Tiranë dhe Elbasan.

Emri i Elvin Korbit si dëshmitar ka dalë pikërisht nga dëshmia e Ervis Bardhit, i cili u ka thënë policisë se para se të kryenin vrasjen, kishin marrë një makinë me qira, me të cilën gjatë periudhës së përdorimit ishin gjobitur disa herë.

Nga ana tjetër mësohet se Korbi ka pretenduar para gjykatës se nuk e kishte parë ndonjëherë në dyqanin e tij, të pandehurin Ervis Bardhi. Në fakt ka qenë vetë Ervis Bardhi, ai që ka çuar policinë dhe prokurorinë e Elbasanit, pikërisht në biznesin e Elvin Korbit në zonën e ish-stacionit të trenit në Tiranë.

Sipas prokurorisë, Korbi ka njohje me Ardjan dhe Florenc Çapjan në Elbasan. Kjo njohje është faktuar dhe gjatë arrestimit të Florenc Çapjas në muajin qershor 2019, gjatë operacionit “Krasta”, ku bashkë me Florencin në polici mësohet të jetë shoqëruar dhe Elvin Korbi. Ky i fundit pasi është marrë në pyetje, u lirua pasi nuk rezultonte i implikuar në veprimtari të kundraligjshme.

Në seancën e radhës ishte planifikuar dhe pyetja e dy dëshmitarëve të tjerë, por për shkak të mungesës së tyre, gjyqi u shty për të mërkurën e ardhshme.

Gjatë fazës së hetimit, Ervis Bardhi, është marë disa herë në pyetje nga prokuroria, duke treguar dinamikën e vrasjes së babë e bir dhe pazaret, që kanë kryer me të pandehurit e tjerë, Ardian dhe Florenc Çapja, për vrasjen e Gentian Beqirit, si dhe personat e tjerë Olsi Leku, Klajdi Dokoli dhe Etien Cani.

Hetimet për vrasjen e ndodhur në vitin 2012, u rihapën 6 vite më pas për shkak të dëshmisë të së penduarit, Ervis Bardhit, i konsideruar si ekzekutuesi fizik i Gentian Beqirit në apartamentin e tij. Dëshmia e Bardhit u konsiderua e besueshme nga Prokuroria, teksa ai ka treguar me detaje mënyrën e vrasjes dhe faktin që ka marr 50 mijë euro për vrasjen.

Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Ervis Bardhi, Etien Cani, Klajdi Dokolli dhe Olsi Leku akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se në vitin 2012 kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke ekzekutuar në shenjë hakmarrje brenda shtëpisë së tyre, Gentian Beqirin dhe të atin e tij, Nezir Beqiri.

Ngjarja që tronditi opinionin publik ndodhi nën hundën e Policisë, ndërkohë që Çapjat nuk e pranuan asnjëherë të jenë ata autorët e asaj ngjarjeje të rëndë. Në këtë çështje, pretendohet se personi që ka marrë pjesë direkt në vrasje, Ervis Bardhi, është penduar për krimin e kryer duke vendosur të bashkëpunojë dhe të flasë, duke treguar gjithçka ka ndodhur ditën e vrasjes.

Si pasojë e dëshmisë së tij dhe provave të mbledhura, fillimisht Prokuroria arrestoi Ardjan Çapjan dhe tre persona të tjerë në Elbasan. Ndërsa në kërkim u shpallën Jorgo (Olsi)  Leku dhe Florenc Çapja, të cilët tashmë gjenden në vendet respektive Athinë dhe në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Së fundmi Shqipërisë i është mohuar kërkesa për ekstradimin e Florenc Çapjas i cili ndodhet në Dubai. Raportohet se gruaja e tij pagoi rreth 55 mijë euro për ta liruar nga qelia me kusht./ abcnews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA YLL SKENE NË PEDAGOGE/ Rrëfehet këngëtarja shqiptare, tregon arsyen që e çoi në SHBA
Previous article STUDIMI/ Pandemia shtoi rastet e skoliozës tek fëmijët shqiptarë

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT