• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI: Ka një arsye pse disa njerëz nuk duan të mbajnë maskë
Home
Jetë

STUDIMI: Ka një arsye pse disa njerëz nuk duan të mbajnë maskë

28 October, 2020 s.autor Jetë

Një studim i fundit tregon se personat që nuk dëshirojnë të mbajnë maskën dhe janë kundër masave anti-Covid-19, vuajnë nga çrregullime të personalitetit anti-social.

Në këtë studim morën pjesë rreth 1500 njerëz të moshës 18-37 vjeç, të cilët u pyetën duke identifikuar impulsin e tyre për të vepruar ndaj një shkaku të jashtëm, ose ndaj një veprimi që e urdhëron dikush tjetër. Pas analizimit të të dhënave, ekspertët vunë re se një grup njerëzish kishin profil anti-social , ku nuk pranonin të zbatonin rregullat anti-Covid dhe profili tjetër ishte adaptuar me këto rregulla shumë thjesht.

Çfarë është një profil anti-social?

Personat anti-social ishin përgjigjur më së shumti pyetjeve që kishin të bënin me ndërveprime të këqija ndaj shoqërisë, të cilat lidheshin me armiqësinë, impulsivitetin dhe mos besimin se kishin një rrezik të shtuar. Këto tipare, psikologët i kanë parë përgjithësisht tek personat e Çrregullimit të Personalitetit Antisocial. Sipas studimit ky grup kishte rezultate të ulëta edhe në efektivitetin me personat e tjerë në sallë. Krahasimi midis grupeve tregoi ndryshime të konsiderueshme që nuk ishin vënë re më parë nga ekspertët e shëndetit mendor.

Studime të tjera treguan se tiparet e personalitetit luajnë një rol thelbësor në respektimin e masave të kontrollit, veçanërisht tiparet antisociale dhe të ndjeshmërisë. Ekspertët kanë hetuar këta persona edhe për sa i përket respektimit të masave të tjera të Covid-19, e u zbulua që personat me këto çrregullime nuk kanë respektuar asnjë masë. Ekspertët kanë shtuar se gjetjet fillimisht kanë qenë thjesht një hipotezë dhe më pas u vërtetua se masat e kufizimit janë sfiduese për njerëzit anti-social.

Ndërkohë nga ana tjetër personat empatike janë paraqitur me rezultate shumë më të mira për sa i përket mbajtjes së maskës dhe respektimit të rregullave anti-Covid. Sipas ekspertëve do të duhet të bëhet më shumë për të edukuar njerëzit e më pas për të ndikuar në politikat e tyre.

Por sa i lartë është efektiviteti i maskës dhe a duhet të jemi të shqetësuar?

Të dhënat e një hulumtimi të përgjithshëm që u botua në revistën mjekësore “The Lancet” përgjatë të gjithë periudhës së Covid-19, tregoi se personat që mbajnë maskë kanë vetëm 3% mundësi për t’u infektuar me Covid-19.

Një studim i veçantë, i kryer nga Universiteti i Edinburgut dhe botuar në 2 Korrik tregoi gjithashtu që mbajtja e maskës mund të ndihmojë në zvogëlimin e përhapjes së koronavirusit nga njerëzit që janë mbartës.

Sipas ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, maska është një masë shumë e nevojshme edhe për parandalimin e përhapjes së Covid-19 nga personat asimptomatikë. (ScienceDirect/The Independent/Gazeta “Si”)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RRI SI JE KËTË HALLOWEN SE BOLL NA FRIKËSO"/ Luana Vjollca HABIT me përgjigjen që i jep ndjekësit (FOTOT)
Previous article "SFIDON" PRESIDENTIN TRUMP/ Gazetarja amerikane: Nxirr videon ku Vuçiç e Hoti janë puthur

s.autor

Postime të ngjashme

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

"NUK E NJOHIM MË"/ Çifti amerikan që strehoi 26-vjeçarin afgan tronditet nga akuza për vrasjen e misionares britanike Jetë

"NUK E NJOHIM MË"/ Çifti amerikan që strehoi 26-vjeçarin afgan tronditet nga akuza për vrasjen e misionares britanike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT