• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 February, 2021
AlpeNews

Tirana, Albania

28 February, 2021
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI I FUNDIT ITALIAN/ Ja cila është shenja tipike e COVID-19 tek fëmijët
Home
Shëndet

STUDIMI I FUNDIT ITALIAN/ Ja cila është shenja tipike e COVID-19 tek fëmijët

16 January, 2021 shqipe.autor Shëndet

Një studim i ri italian konfirmon një hipotezë që ka qarkulluar që në fazat e hershme të pandemisë Covid-19: fëmijët sëmuren më pak dhe më rrallë. Kur ata kanë simptoma, më e zakonshmja është temperatura. Kjo nuk do të thotë që nëna dhe babai duhet të alarmohen menjëherë kur fëmija i tyre ka temperaturë, por sigurisht që është e rëndësishme që ata të mos i lënë pas dore shenjat.

Rezultatet e studimit italian-Ka kaluar pothuajse një vit që kur rastet e para të Covid-19 u regjistruan në Itali. Pavarësisht nga vështirësitë dhe gabimet, që nga ajo kohë janë bërë disa hapa përpara. Sot, dihet shumë më tepër për sëmundjen dhe trajtimi i saj bëhet në mënyrë më efektive. Për më tepër, shumë studime janë kryer, përfshirë këtu edhe fëmijët. Një nga më të fundit u zhvillua nga Shoqata Italiane e Pediatrisë dhe Shoqëria Italiane e Sëmundjeve Infektive Pediatrike (Sitip) në mbi 50 qendra italiane të sëmundjeve infektive, dhe u prezantua në kongresin e jashtëzakonshëm dixhital të Sip.

Fëmijët shpesh nuk kanë simptoma-Hulumtimi përfshiu 759 fëmijë, nga të cilët 20% ishin nën një vjeç. Deri më sot, ky është studimi më i hollësishëm Evropian mbi rastet pediatrike të infeksionit Covid-19. Autorët mblodhën të dhëna nga një popullatë e larmishme pediatrike, në mënyrë që të kuptonin më mirë progresin e sëmundjes në këtë grupmoshë. Ata kështu zbuluan se infeksioni Sars-Cov-2 tek fëmijët në të vërtetë është kryesisht pa simptoma.

Mos nënvlerësoni temperaturën-Në rastet kur fëmijët shfaqin simptoma, ata kryesisht kanë temperaturë. Në fakt, në 81.9% të rasteve pediatrike të Covid-19, sinjali fillestar është rritja e temperaturës. Pason kollitja (38%), rrufa (20,8%) dhe diarreja (16%). Sidoqoftë, tek adoleshentët, simptomat janë më të ngjashme me ato të të rriturve: ndryshime në shije dhe erë, të vjella, dhimbje koke dhe dhimbje gjoksi. Sipas sondazhit, rrjedhimisht, rrjedha e sëmundjes ndikohet gjithashtu nga mosha në popullatën pediatrike.

Ekspertët, bazuar në këo të dhëna, ftojnë prindërit të tregohen të vëmendshëm për shenjat që shfaqin fëmijët e tyre. Ata nuk duhet të panikosen menjëherë nëse fëmijët kanë temperaturë, por kontaktoni pediatrin për të kuptuar se si të veproni. Gjatë kongresit, u fol edhe për mundësinë e përhapjes së Covid nga fëmijët. Nga një analizë e gjerë doli se fëmijët rrallë transmetojnë Covid-19: bëhet fjalë për shifrat 8%.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I PAVDEKSHËM"/ Rama homazhe për Ismail Qemalin: Shmangu përçarje, u dha dorën atyre që nën mëngë…
Previous article "NUSJA IME"/ Edhe pse mungon prej ditësh në "Për'puthen" kjo nuk e pengon Andin t'i shprehi fjalë të bukura Teës

shqipe.autor

Postime të ngjashme

PLOT VLERA USHQYESE E VITAMINA/ Ja koha e duhur për të pirë ujë me limon Shëndet

PLOT VLERA USHQYESE E VITAMINA/ Ja koha e duhur për të pirë ujë me limon

SKLEROZA E DYFISHTË/ Zbuloni si ndikon vitamina D te mbrojtja e trurit Shëndet

SKLEROZA E DYFISHTË/ Zbuloni si ndikon vitamina D te mbrojtja e trurit

NDRYSHIMET HORMONALE NXISIN DHIMBJET E KOKËS/ Çfarë duhet të shmangni dhe si ta trajtoni Shëndet

NDRYSHIMET HORMONALE NXISIN DHIMBJET E KOKËS/ Çfarë duhet të shmangni dhe si ta trajtoni

Facebook Comments

MERO BAZE/ Beteja e humbur kundër sondazheve Blog

MERO BAZE/ Beteja e humbur kundër sondazheve

FRROK CUPI/ Një zile telefoni në zyrat e PD: "Jemi nga Ambasada Amerikane!" Blog

FRROK CUPI/ Një zile telefoni në zyrat e PD: "Jemi nga Ambasada Amerikane!"

ASTRIT PATOZI/ Nuk ka luftë që nuk fitojnë të rinjtë Blog

ASTRIT PATOZI/ Nuk ka luftë që nuk fitojnë të rinjtë

BLEDI LUMANI/ Këtyre gjithmonë fajin ua ka populli Blog

BLEDI LUMANI/ Këtyre gjithmonë fajin ua ka populli

ARTUR AJAZI/ Koalicioni i bulevardit Blog

ARTUR AJAZI/ Koalicioni i bulevardit

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT