• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“I PAVDEKSHËM”/ Rama homazhe për Ismail Qemalin: Shmangu përçarje, u dha dorën atyre që nën mëngë…
Home
Politikë

“I PAVDEKSHËM”/ Rama homazhe për Ismail Qemalin: Shmangu përçarje, u dha dorën atyre që nën mëngë…

16 January, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një homazh për përvjetorin e lindjes së Ismail Qemal Vlora, duke e vlerësuar atë si themeluesin e shtetit shqiptar.

Mes të tjerash, kryeministri Rama shkruan në mesahzin e tij se “Ismail Qemali çau me jetën e tij një shteg që sot është udhërrëfim i sigurtë për këdo dëshiron që Shqipërisë t’i jetë shërbestar”.

Rama thotë se një trashëgimi të vyer e të rrallë ka lënë pas rilindasi i shquar, teksa përmend rolin e tij në bisedimet me fuqitë e mëdha, kur bëhej fjalë për kufijtë e Shqipërisë.

“Dialogoi me të paarsyeshmit, u bë goja dhe fytyra e qindra e mijëra shqiptarëve të panjohur që Shqipërinë e deshën njësoj e për të bënë ç’mundën, u dha dorën atyre që nën mëngë fshihnin kamën, shmangu vëllavrasje dhe përçarje dhe e bëri të pakthyeshme dinamikën e shqiptarëve si faktor në shoqërinë e kombeve të lirë, duke na lënë kështu një trashëgimi po aq të vyer sa edhe të rrallë”, shkruan Rama.

 

 

POSTIMI I PLOTE

HOMAZH

Njeriu që fati zgjodhi për ne, për të vendosur mbi kryet e Nënës Shqipëri, kurorën e sovranitetit, ishte një shqiptar i kurorëzuar nga virtutet dhe hiret. Edhe jetën e mbylli, si një hero i qetë, nën palmën e martirit. Sado larg të shtrihet vështrimi ynë në histori dhe në kohë, do të shëmbëllejë gjithmonë e bardhë fytyra e hijshme dhe ogurmirë e kasnecit të Pavarësisë, Ismail Qemal Vlorës.

Vetmitar e megjithatë kurdoherë me dishepuj, shqiptar unik e kozmopolit që kur i thonë ha bukë krejt më vëte, Ismail Qemal Vlora çau me jetën e tij një shteg që sot është udhërrëfim i sigurtë për këdo dëshiron që Shqipërisë t’i jetë shërbestar.

Oxhak i vjetër, por mendjehapur, luajal, por i pavarur, i përkushtuar ndaj ideve, por i lirë dhe pragmatik në shërbim të më të mirës dhe më të drejtës, e jetoi me pasion dhe vendosmëri një jetë të shënuar nga provania duke u bërë shembull i lartësive njerëzore dhe morale për tërë brezat e mëpastajme.

Me dashuri u martua me një zonjë jo të fesë së tij, prej dashurisë la të mirat e një pushteti të trashëguar, për, siç i shkruan trashëgimtarit të Osmanit, “të bërë diçka për vendin tim, Shqipërinë”.

Që shqiptarëve t’u mbetej në fund midis tyre, të paktën atdhe-dashuria, shpërfilli deri pushtetin që i dha jo trashëgimia, por historia, gjatë një pleqërie kaluar syrgjyneve.

Diti sa e sa herë t’ja fillonte nga e para, zemrën plot zjarr e dashuri, si për shembull kur megjithë hallet e moshës u mandatua nga shqiptarët e Amerikës t’u printe në luftën politike për mbrojtjen e atdheut në Konferencën e Paqes.

Dialogoi me të paarsyeshmit, u bë goja dhe fytyra e qindra e mijëra shqiptarëve të panjohur që Shqipërinë e deshën njësoj e për të bënë ç’mundën, u dha dorën atyre që nën mëngë fshihnin kamën, shmangu vëllavrasje dhe përçarje dhe e bëri të pakthyeshme dinamikën e shqiptarëve si faktor në shoqërinë e kombeve të lirë, duke na lënë kështu një trashëgimi po aq të vyer sa edhe të rrallë.

Nuk di për çfarë t’i themi këtij të pavdekshmi faleminderit më parë në këtë përvjetor të lindjes së tij. Në mendje më vijnë vetëm një grusht me fjalë: Për Shqipërinë që bëre Zonjë, o Ati ynë, brez pas brezi të qofshim falë!
#TëPAHARRUESHËM🙏

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PËRFSHI NË VRASJEN E KLODIAN SALIUT DHE VAJDIN LAMES/ GJKOK lë në burg Indrit Taullaun (DETAJET)
Previous article STUDIMI I FUNDIT ITALIAN/ Ja cila është shenja tipike e COVID-19 tek fëmijët

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli Politikë

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT