• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIM/ Shkencëtarët testojnë ilaçin “Ibuprofen”: Mund të ulë deri në 80% vdekshmërinë nga COVID-19
Home
Shëndet

STUDIM/ Shkencëtarët testojnë ilaçin “Ibuprofen”: Mund të ulë deri në 80% vdekshmërinë nga COVID-19

3 June, 2020 s.autor Shëndet

Shkencëtarët britanikë po testojnë “Ibuprofen-in”, si një ilaç që mund të ulë deri në 80% vdekshmërinë nga koronavirusi.

Lajmi bëhet i ditur nga gjiganti “BBC”, i cili thekson se spitalet britanike po e përdorin ilaçin “Ibuprofen” për të lehtësuar simptomat e pacientëve me Covid-19.

Ilaçi antiinflamator mendohet se rrit me 80 për qind shanset e mbijetesës ndaj sëmundjes infektive në eksperimentet me kavjet, dhe në të njëjtën kohë ndihmon parandalimin e problemeve të frymëmarrjes, një efekt anësor i rrezikshëm për personat bartës të koronavirusit.

Sipas ekspertëve britanikë, trajtimi me “Ibuprofen” mund të shkurtojë kohën e shtrimit të pacientëve në pavijonet e kujdesit intensiv shëndetësor.

Në javët e para të pandemisë, ministri francez i Shëndetësisë sugjeroi se përdorimi i “Ibuprofenit” po e rëndonte infeksionin te të sëmurët.

Autoritetet nëpër botë gjithashtu udhëzuan atëkohë që ilaçi të kombinohej ose zëvendësohej tërësisht me “Paracetamolin” me qëllim mbajtjen nën kontroll të temperaturës dhe simptomat gripale.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se nuk kishte evidenca përfundimtare që “Ibuprofeni” të mos përdorej, por veçse të kufizohej në masë.

Ilaçi pa kosto të lartë që spitalet britanike kanë nisur të testojnë me pacientët e tyre të sëmurë është një formulë e modifikuar e “Ibuprofenit” qëgjendet në farmaci.

Shkencëtarët apelojnë se “Paracetamoli” sërish është më i rekomandueshëm për personat me simptoma të lehta të koronavirusit, sepse “Ibuprofeni” mund ta rëndojë gjendjen e atyre me sëmundje të stomakut, siç është ulcera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROJEKTI I HEC-IT/ Rama: Kaskada e Drinit pa Skavicën si delet pa bariun, të gjitha qeveritë e tjera dështuan, zgjidhje përfundimtare...
Previous article PROTESTUESIT NË SHBA PO SHKATËRROJNË ÇDO GJË/ Shqiptarët dalin me shkopinj në duar për të mbrojtur bizneset e tyre (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT