• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROJEKTI I HEC-IT/ Rama: Kaskada e Drinit pa Skavicën si delet pa bariun, të gjitha qeveritë e tjera dështuan, zgjidhje përfundimtare…
Home
Politikë

PROJEKTI I HEC-IT/ Rama: Kaskada e Drinit pa Skavicën si delet pa bariun, të gjitha qeveritë e tjera dështuan, zgjidhje përfundimtare…

3 June, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Vitin tjetër do të nisë ndërtimi i HEC-it të Skavicës. HEC-in nuk do të ndërtojë privati, por 100% shteti. Kryeministri Edi Rama u shpreh në prezantimin e projektit se kjo është një ëndërr e mbetur në sirtar që prej viteve ’60.

“Pas më shumë se gjysmë shekulli si ëndërr në sirtarin e qeverive shqiptare, projekti i Hidrocentralit të Skavicës, hyn në rrugën e realizimit. Qeveria jonë do ta ndërtojë me financim 100% shtetëror këtë vepër strategjike për pavarësinë energjetike dhe kthimin e Shqipërisë në një faktor kyç të sektorit energjetik të rajonit. Hidrocentrali i Skavicës kompleton Kaskadën e Lumit Drin, krijon mundësinë e ruajtjes së rezervës ujore, duke u dhënë përfundimisht fund humbjeve kolosale të energjisë, me pasojë përmbytjet kronike (kur pikërisht nga mungesa e Skavicës kryhen shkarkimet e detyruara prej mbingarkesës ujore) dhe duke e kthyer eksportin apo importin e energjisë, nga një aktivitet me detyrim përcaktim ku shitblerjen e energjisë e përcakton moti, në një aktivitet ku shitblerja diktohet vetëm nga interesi i shtetit. Me nisjen sot zyrtarisht të procedurave, Kantieri i Madh i Skavicës hapet vitin e ardhshëm.

HEC-i i Skaviës në Samitin e Triestes u miratua në 2017. Projekti u pranua dhe sot kemi një pamje të detajuar nga një kompani me një biografi të njohur botërisht, kompania franceze. Duke parë qartësisht rëndësinë dhe historinë e dështimeve të mëparshme të të gjitha qeverive të mëparshme dhe duke vlerësuar domosdoshmërinë në kushtet aktuale në kuadrin e planit të përgjithshëm kombëtar. Vendosëm që këtë vepër ta financojmë 100% vetë. Do të parandalohen përmbytjet kur ndodhin shkarkimet masive” tha Rama.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA ME COVID-19/ Mesazhi për pagën e luftës u shkon edhe personave që nuk e përfitojnë, Tatimet sqarojnë ç’po ndodh
Previous article STUDIM/ Shkencëtarët testojnë ilaçin “Ibuprofen”: Mund të ulë deri në 80% vdekshmërinë nga COVID-19

s.autor

Postime të ngjashme

"PROTESTA PO PËRDORET PËR INTERESA TË TJERA"/ Rama publikon mesazhin e “armikut politik” Politikë

"PROTESTA PO PËRDORET PËR INTERESA TË TJERA"/ Rama publikon mesazhin e “armikut politik”

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

VIYITA NË FRANCË/ Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee Politikë

VIYITA NË FRANCË/ Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT