• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
STRUKTURA E RE ARSIMORE/ Nga 1 tetori hyn në fuqi sistemi i ri, zyrat vendore do të kenë më pak fuqi
Home
Sociale

STRUKTURA E RE ARSIMORE/ Nga 1 tetori hyn në fuqi sistemi i ri, zyrat vendore do të kenë më pak fuqi

22 August, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Qeveria ka miratuar strukturën e re të menaxhimit të sistemit arsimor parauniversitar, që nis zbatimin nga 1 tetori i 2024-ës.

Ndryshe nga plani i mëparshëm vihet re fuqizimi i institucioneve qendrore dhe rajonale, duke ulur kështu peshën e zyrave vendore arsimore.

Me skemën e reformuar, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar si hallka kryesore për institucionet arsimore shton numrin e të punësuarve, nga 20 shkon në 33 punonjës. Ndërkohë që drejtoritë rajonale do të kenë 55 persona më shumë në punë, nga 60 punonjës do të ristrukturohet me 115 punonjës.

Katër drejtorive rajonale ekzistuese të Durrësit, Fierit, Korcës dhe Lezhës, me urdhër të firmosur nga kryeministri Edi Rama, i shtohet edhe drejtoria e qarkut më të madh të Tiranës.

Kjo lëvizje ishte e shumëkërkuar nga specialistët, pasi Tirana kryeson për numrin më të lartë të shkollave në të gjithë Shqipërinë, por që në skemën e vjetër ishte në varësinë e drejtorisë rajonale të Durrësit, që e bënte të pamundur funksionimin siç duhet. Në skemën e re, Agjencia Kombëtare me 13 punonjës më shumë, shton edhe pozicionin e zv drejtorit si dhe sektorin e shërbimeve mbështetëse, që do të sjell edhe emërime të reja.Nga studimi i strukturës planifikohet një ndryshim i numrit të punonjësve të kurrikulës dhe inspektimit. Nëse më parë kishte në nivel qendror e rajonal 45 punonjës nga 80, ose 60%, nga 1 tetori do të kemi 66 punonjës nga 148,ose 45% që do të thotë me rritjen e personelit ulet përqindja e dedikuar në këtë fushë.

Ky ndryshim në numra pritet të shoqërohet me riformatim të zyrave vendore arsimore… por mbetet për tu parë nëse do të ndikojë kjo strukturë e fuqizuar në nivel qendror në rritjen e numrit të inspektimeve dhe cilësisë në arsim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET KOREJA E JUGUT/ 7 të vdekur e 11 të plagosur nga zjarri në hotel, numri i viktimave mund të rritet
Previous article TRAGJIKE/ 19-vjeçarja britanike ndërron jetë, bie nga kati i gjashtë i një hoteli në Ibiza

s.autor

Postime të ngjashme

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

ZJARR NË PERIFERI TË VLORËS/ Flakët përhapen drejt banesave, ja shkaku Aktualitet

ZJARR NË PERIFERI TË VLORËS/ Flakët përhapen drejt banesave, ja shkaku

I MOSHUARI DHUNON GRUAN NË PGRADEC/ Vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës Aktualitet

I MOSHUARI DHUNON GRUAN NË PGRADEC/ Vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT