• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
STOP QESEVE PLASTIKE/ Nga sot nisin gjobat. Kush i nxjerr në qarkullim …
Home
Sociale

STOP QESEVE PLASTIKE/ Nga sot nisin gjobat. Kush i nxjerr në qarkullim …

2 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Një korriku shënon fundin e përdorimit të qeseve plastike në kryeqytet. Me ligj, çdo subjekt që i prodhon dhe nxjerr ato në qarkullim, gjobitet me 1-1.5 milionë lekë. Por, kjo nuk do të thotë që shqiptarët do t’iu rikthehen trastave.

Vendimi i qeverisë parashikon përdorimin e qeseve të degradueshme dhe me trashësi më të vogël se 35 mikron. Me pak fjalë, ato që nuk ndotin. Në ditën e parë të implementimit, supermarketet dhe dyqanet e kryeqytetit vijojnë përdorimin e tyre.

Drejtoresha e Mjedisit, Klodi Marika, thotë se në këtë fazë nuk është synimi te penalizimet, se sa te ndërgjegjësimi.

“Nuk është se do të dalim si një task-forcë, që të marrim direkt masat apo të vendosim gjoba. Megjithatë, masat duhet të jenë shtrënguese për vetë faktin që natyra ka filluar të reagojë keq ndaj gjithë këtij mbiprodhimi të qeseve kundrejt mjedisit”.

MASAT

Prodhuesit, importuesit dhe tregtarët duhet të ruajnë informacionin për qeset plastike për jo më pak se 36 muaj, me qëllim identifikimin e tyre, në të kundërt do të penalizohen.

Ndërkohë që fushata ndërgjegjësuese ka dy muaj që ka nisur, Këshilli i Ministrave i ka dhënë dy muaj kohë biznesit të rinovojë teknologjinë, ndërsa janë bërë jo pak takime informuese me grupet e interesit, prodhues e importues të qeseve, duke i paralajmëruar se do të ketë penalizime në rast se nuk i binden vendimit.

Sipas Këshillit, çdo qese duhet të jetë e gjurmueshme. Duhet të ketë të gdhendur firmën e prodhimit dhe të ketë material të degradueshëm në masën mbi 56 %. Por parashikohen edhe përjashtime, siç janë qeset për përdorim higjieno-sanitar dhe ato që përdoren në spitale. Qeset plastike janë bërë armiku numër një i mjedisit në mbarë botën.

Iniciativa që ka ndërmarrë Shqipëria është në koherencë me nismat globale për të ndaluar përdorimin e produkteve plastike. Sipas të dhënave, në vendin tonë përdoren mbi 1 milion qese në ditë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET NË MEKSIKË/ Fiton me 53 përqind "AMLO" i së majtës, kundërshar i politikave të Trump
Previous article "SITA E VETTINGUT"/ Radha i vjen kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku këtë të martë...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

AFRIM TOLA PARAQITET NË SPAK/ Ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend çfarë kam bërë 18 vite më parë Aktualitet

AFRIM TOLA PARAQITET NË SPAK/ Ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend çfarë kam bërë 18 vite më parë

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT