• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
STOP INFORMALITETI/ Qytetarët denoncojnë 411 shkelje, bllokohen karburante, lokale, e hotele (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

STOP INFORMALITETI/ Qytetarët denoncojnë 411 shkelje, bllokohen karburante, lokale, e hotele (FOTO)

23 August, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Aksioni anti-informalitet po vijon me ‘dorë të hekurt’ kundër të gjithë atyre bizneseve që bëjnë shkelje dhe që kryejnë evazion fiskal. Së fundmi falë bashkëpunimit me qytetarët nëpërmjet aplikacionit ‘Stop Informaliteti’ në vetëm 48 orë nga lançimi, ka patur 411 denoncime. Nga këto denoncime të qytetarëve janë bllokuar pika karburanti, banesa që lëshonin dhomat me qira për pushuesit, lokale, e hotele. Ka qënë kryeministri Rama i cili ka shpërndarë  fotot e subjekteve  të bllokuara me shiritin tatimor, si dhe subjektet e tjera që janë denoncuar nga qytetarët.

Denoncimet kanë qenë nga më të ndryshme duke filluar, nga pika e karburanteve, hotele, markete, pastiçeri, servise celularësh, linjë autobusësh. Këto bllokime vijnë në kuadër të aksionit anti-informalitet që është shtrirë në të gjithë vendin tonë, duke nisur nga cilësia e karburanteve e deri tek zaptuesit e bregdetit. Nga ky aksion janë bllokuar qindra biznese që kryenin evazion fiskal, janë bllokuar pika karburantesh nga më të mëdhatë në vend si dhe restorante që nuk lëshonin kuponin tatimor.

Me anë të një statusi të bërë publik kryeministri Rama bën thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë në aplikacionin e lançuar  çdo shkelje.

“Në vetëm 48 orë nga dalja e aplikacionit STOP INFORMALITETIT, numri i denoncimeve të qytetarëve ka shkuar në 411 Faleminderit të gjithëve për kontributin e çmuar. 5510 qytetarë kanë shkarkuar në këto 48 orë aplikacionin STOP INFORMALITETIT në smartfonin e tyre. Aplikacioni STOP INFORMALITETIT gjendet në App Store https://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…. Shkarkoje edhe ti dhe bëj pjesën tënde të vogël për të mirën e madhe të vendit e të shoqërisë, duke denoncuar çdo abuzues që të del përpara. Denoncimi yt është i fshehtë dhe konfidencialiteti i të dhënave të tua personale 100% i garantuar” shkruan Rama.

LEXO EDHE:
Korçë/ Mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen rëndë dy persona

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SMILE ALBANIA"/ Rama poston videon: “Pamje fantastike nga Festa e Birrës në Korçë”
Previous article PLAS SHERRI NË GREQI/ Lojtari shqiptar përplaset me mbrojtësin serb (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ITALI/ Kamioni përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, po shoqëronte vajzën në shkollë Aktualitet

TRAGJIKE NË ITALI/ Kamioni përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, po shoqëronte vajzën në shkollë

E RËNDË NË TIRANË/ Burri vret me thikë bashkëshorten dhe arratiset. Arrestohet pas 2 orësh Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Burri vret me thikë bashkëshorten dhe arratiset. Arrestohet pas 2 orësh

E PËSOJNË KEQ/ Shpërndanin kokainë me makinë në qytetin e Laçit, “Destinacioni” prangos 2 të rinjtë nga Tirana dhe Laçi Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shpërndanin kokainë me makinë në qytetin e Laçit, “Destinacioni” prangos 2 të rinjtë nga Tirana dhe Laçi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT