• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
STATISTIKAT/ Gjirokastra qarku që po “ZHDUKET”. Çfarë po ndodh me POPULLSINË
Home
Sociale

STATISTIKAT/ Gjirokastra qarku që po “ZHDUKET”. Çfarë po ndodh me POPULLSINË

13 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se, popullsia e Shqipërisë është pakësuar me 6267 persona, rrjedhojë e migracionit neto, por edhe rritjes më të ulët natyrore, që pavarësisht gjithçkaje vijon të mbetet në territor pozitiv.
Qarqet e ndryshme të vendit regjistrojnë një dinamikë të ndryshme nga 1 janari 2017 në 1 janarin e 2018-ës.

Vetëm Vlora, Durrësi dhe Tirana regjistrojnë një rritje të popullsisë, ndërkohë që të 9 qarqet e tjera janë duke u tkurrur, thotë INSTAT. Madje, për disa prej tyre tkurrja po kthehet në një fenomen të frikshëm.

Në harkun e një viti, popullsia e Gjirokastrës ka rënë me plot 4.7%, duke e vendosur në vend të parë sa i përket qyteteve që po zbrazen me ritmet më të shpejta.

Në rast se, ky trend do të vazhdojë i njëjtë, atëherë në harkun e vetëm 2 dekadave Gjirokastra do të shuhej.

Qarku jugor i vendit regjistron një performancë të tillë duke qenë se është në vend të parë sa i përket qarqeve me numrin më të ulët të lindjeve, por edhe për fakt se ka një emigracion të lartë.

Në vend të dytë sa i përket qarqeve më problematike është Dibra, ku popullsia ka rënë me 3.8% në harkun e 365 ditëve, raporton “scan”.

Dibrës, do t`i duheshin 30 vite për t`u zbrazur tërësisht në rast se trendi do të jetë i njëjtë edhe përgjatë viteve të vijim.

Më pas ndjekin Berati, Kukësi, Korca, Elbasani, Lezha, Fieri dhe Shkodra. Qarqet e vendit po zbrazen edhe për shkak se Tirana vijon të thellojë diferencën sa i përket mirëqenies.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Dheu po iu përpinte PALLATIN"/ Pamjet që vijnë nga GJIROKASTRA. Banorët të përmbytur nga UJI
Previous article VIDEO/ City bombardon Baselin, i shënon dy gola të shpejtë

F.autor

Postime të ngjashme

EGLANT KOÇI DYSHOHET SE U VRA ME PLUMB NË KOKË/ Ffamiljarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg Aktualitet

EGLANT KOÇI DYSHOHET SE U VRA ME PLUMB NË KOKË/ Ffamiljarët identifikojnë trupin! Dërgohet për ekspertizë në morg

NDRYSHIME NË POLICI/ Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh, në disa qytete të vendit Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICI/ Emërohen 65 shefa të rinj komisariatesh, në disa qytete të vendit

PROVIMET I LIRIMIT/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe Aktualitet

PROVIMET I LIRIMIT/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT