• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
STATISTIKAT/ Fitimi i sistemit bankar bie me 72% në tremujorin e parë
Home
Ekonomi

STATISTIKAT/ Fitimi i sistemit bankar bie me 72% në tremujorin e parë

12 May, 2020 Delo.autor Ekonomi

Fitimi i sistemit bankat ka shënuar një rënie të fortë në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, e cila i raporton të dhënat sipas standardeve lokale të kontabilitetit, bankat raportuan një fitim prej rreth 1.4 miliardë lekësh në janar-mars 2020, me një rënie prej 72% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është niveli më i ulët i fitimeve që prej 7 vitesh (tremujori i parë 2013).

Tre janë arsyet që kanë çuar në rënien e fitimeve. Së pari, ka një rënie të të ardhurave jo nga interesi, ndërsa ato nga interesi ishin pothuajse të pandryshuara. Si rrjedhojë, të ardhurat bruto ranë me rreth 8%, duke zbritur në 12 miliardë lekë (me rënie 1 miliardë lekë).

Së dyti, rritja e shpenzimeve për provigjione (+2 miliardë lekë), kryesisht si rrjedhojë e provigjionimeve për kreditë e humbura.

Kreditë quhen të humbura kur nuk kthehen për më shumë se një vit dhe kur kanë kaluar në proces përmbarimi, edhe nëse afati në vonesë është më pak se një vit.

Bankierët pohojnë se kreditë që u ristrukturuan duke filluar nga muaji mars nuk përfshihen si problematike për marsin. Por, nëse në qershor nuk paguajnë, atëhere fillon procesi i klasifikimit dhe provigjionimit sipas rregullores për të gjitha kreditë.

-Së treti, shpenzimet jo interesi u rritën me 8% (+643 milionë lekë) Si rrjedhojë, kjo ka çuar në rënien me fitimeve me 3. 6 miliardë lekë, ose rreth 72% më pak.

Rënia e fitimeve ka përkeqësuar dhe treguesit e tjerë të rentabilitetit. Krhyeshmëria nga aktivet zbriti në 0.9% në tremujorin e parë 2020, nga 1.5% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa kthimi nga kapitali ishte 7.85 për tremujorin e parë, nga 14% të njëjtën periudhë të 2019-s.

/Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLASI SHERRI NË EMISIONIN E ZHEJIT/ Kujtim Gjuzi: Kujdes me llapën, je edhe burrë plak. Avokati: O injorant, je hu gardhi
Previous article “JU NJOHIM DHE NUK NA RRUHET K*RI”/ Të rinjtë në Tiranë rrahin dy agjentë të krimeve se… kishin inat policinë

Delo.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT