• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JU NJOHIM DHE NUK NA RRUHET K*RI”/ Të rinjtë në Tiranë rrahin dy agjentë të krimeve se… kishin inat policinë
Home
Aktualitet
Kronikë

“JU NJOHIM DHE NUK NA RRUHET K*RI”/ Të rinjtë në Tiranë rrahin dy agjentë të krimeve se… kishin inat policinë

12 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një makinë  xhiron gomat dhe frenon fort përpara këmbëve të dy agjentëve të policisë. Prej saj dalin dy të rinjë 21 dhe 22 vjeç. Ata i njihnin që ishin policë.

Megjithëse  asnjë prej tyre nuk i’u kërkoi të ndalonin dy shokët e kishin ndarë mendjen për sherr. Ky është fillimi një ngjarje që ndodhi pranë Bulevardit të Kasharit në Tiranë. Atë ditë kishte pak njerëz.

…

Shefi s seksionit me inicialet  Sh.M dhe oficeri s policisë gjyqësore Y. K , që të dy pjesë e policisë pranë komisariatit numër gjashtë, ishin në detyrë.

Njëri nga oficerët tregon se “ Në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka kaluar pranë tyre një automjet lukzos duke lëvizur me mbishpejtësi.

Mjeti ndaloi në mes të rrugës, rreth 50 metra më tej . Ishte tip Range Rover.

Ata u kthyen indietro dhe ne  pamë që prej aty zbritën dy djem të rinj. Nuk njihnim asnjërin.

E pamë që vinin drejt nesh, dhe sapo mbërritën ne u prezantuam edhe emrin e  mbiemrin dhe pozicionin e detyrës”.

Por ndonëse dy punonjësit nuk i kishin bërë asnjë shenjë mjetit luksoz që të ndalonte, të rinjtë pasi kanë dhënë gjithashtu emër e mbiëmër, kanë vijuar “ ju njohim dhe nuk na rruhet k..”.

Nuk e kuptojmë pse ndaluat kanë vijuar të pyesin dy oficerët e policisë kur ne nuk ju bëmë shenjë kontrolli, por njëri prej tyre, i dyshuari me inicialet B. H, i moshës 21 vjeç ka ngritur tonet e zërit dhe më pas ka shtuar sërisht  “ nuk më rruhet k…, ua kam inatin juve se kam qenë edhe njëherë i shoqëruar në komisariat”.

“21 vjeçari dhe shoku i tij M.Gj nuk e kanë ndalur për asnjë moment të sharat dhe ofendimet dhe në këto kushte, oficerët kanë kërkuar ndihmë dhe përforcime në radio”-thuhet  në librin e shërbimit.

Por nga dëshmia e oficerit që më pas dha deklaratë para kolegëve për sulmin e  pashpjegueshëm evidentohet se pas çastit që ai ka njoftuar në radio “ shtetasi B.H u afrua , e shtyu me duar  dhe më pas e goditi me grusht dhe shkelma”.

Njëlloj ka vepruar edhe bashkëpuntori tjetër që ka filluar të gjuajnë oficerin  e dytë. Secili nga oficerët pasi kanë kaluar pak sekonda nën breshërinë e grushtave, kanë reaguar në të njëjtën mënyrë, derisa i kanë vendosur nën kontroll.

Oficeri i patrullës së policisë që ishte dërguar menjëherë për të  ndihmë tregon se  ‘kolegët i kishin vendosur nën kontroll të dyshuarit por ata vazhdonin t’i shanin”.

Të dy agjentët janë dërguar më pas për ekspertizë ku dhe përshruhen shenjat e grushtave në fytyrë. Ata dëshmuan se “me asnjërin nga të dyshuarit nuk kishin konflikte personale dhe as mosëmarrëveshje të mëparshme”.

Dy të rinjtë, siç thotë burimi i gazetës “Si” u arrestuan për kanosje për shkak të detyrës si edhe kundërshtim të forcave të policisë.

Ata nuk kanë dhënë asnjë shpjegim se përse ata befas ndaluan dhe sfiduan dy agjentët e krimeve. Secili prej tyre ka thënë vetëm kaq “do flas në një faze tjetër të hetimit”, ndërkohë njëri nga avokatët që do ti përfaqësojë I tregoi  gazetës “Si “ se “ ky është një rast kur i thuhet burgut hapu, pasi asnjëri nga të dyshuarit nuk kishte konflikt, por i njihnin si agjentë të zonës dhe me sa u kuptua ata e kanë inatin me policinë dhe jo me policët në veçanti”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STATISTIKAT/ Fitimi i sistemit bankar bie me 72% në tremujorin e parë
Previous article PASI LUFTOI DISA JAVË/ 113-vjeçarja nga Spanja bëhet personi më i moshuar në botë që mposht koronavirusin

Delo.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT